Qeveria e Shqipërisë shpreh angazhimin e saj për të zbatuar në mënyrë aktive strategjinë e saj kundër korrupsionit si pjesë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI). Miratimi i Strategjisë së re Ndërsektoriale për Parandalimin dhe Luftën kundër Korrupsionit dhe për Qeverisje Transparente 2008-2013  është qartazi një zhvillim pozitiv dhe vetë strategjia është shumë ambicioze. Strategjia ka si synim të ulë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme korrupsionin, duke rritur integritetin e institucioneve dhe nxitur mirëqeverisjen dhe transparencën.

Gjithsesi, Strategjia duke qenë një instrument afatgjatë, duhet të zbatohet në mënyrë korrekte në mënyrë që të sjellë një ndryshim pozitiv në situatën e korrupsionit në vend. Si rezultat, qeveria duhet të bëjë përpjekje, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, për të mbajtur angazhimin për të luftuar aktivisht korrupsionin. Plani i Integruar i Veprimit për 2009-ën, i hartuar për të zbatuar Strategjinë Ndërsektoriale, mendohet të përmbledhë plane veprimesh sektoriale të zhvilluara nga institucione të ndryshme. Gjithsesi, nuk është e qartë se si mendohet të koordinohet në nivelin kombëtar zbatimi i këtyre planeve si dhe përparësitë e identifikuara.

Strategjia përfaqëson gjithashtu një përgjigje të Qeverisë ndaj Raportit të Raundit të Dytë të Vlerësimit të Përputhshmërisë  së GRECO-s për Shqipërinë, të miratuar në tetor 2007 .  Më tej, ajo përfaqëson një mjet për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA)  dhe të Partneritetit Evropian për Shqipërinë. Sipas Nenit 4 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), Shqipëria angazhohet të vazhdojë dhe të forcojë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të rajonit, duke përfshirë dhe nivel të përshtatshëm të marrëveshjeve të ndërsjellta në lidhje me lëvizjen e njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve si dhe zhvillimin e projekteve të një interesi të ndërsjelltë, të veçanti ato që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, migracionit të paligjshëm, trafikimit, etj. Ky angazhim përbën një faktor kyç në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve, dhe në këtë mënyrë kontribuon për stabilitetin rajonal.

Si rezultat, projekti i ndihmës teknike ka si synim të japë kontributin e tij për një zbatim më të mirë të masave/objektivave të parashikuara nga dokumentet strategjike të sipërpërmendura, si dhe do të shërbejë si një instrument për të ofruar dhe mbështetur reformat dhe ndërhyrjet në fushat e mëposhtme:

  • Zbatimin e politikave dhe strategjive kundër korrupsionit (Strategjia kundër Korrupsionit dhe Plani i Veprimit 2007-2013);
  • Hartimin/ofrimin e opinioneve të ekspertëve dhe mbështetje teknike për legjislacionin kundër korrupsionit, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
  • Nxitjen dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në monitorimin dhe zbatimin e iniciativave kundër korrupsionit;
  • Rritjen e kapaciteteve të agjencive kundër korrupsionit dhe të zbatimit të ligjit dhe të gjyqësorit për të siguruar se ato plotësojnë në mënyrë efektive detyrimet e tyre sipas ligjeve në fuqi dhe zbatojnë praktikat më të mira ndërkombëtare;
  • Kontributin për parandalimin e korrupsionit në sektorin e arsimit duke përmirësuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe pjesëmarrjen sociale në sistemin e arsimit;
  • Kryerjen e analizave të rrezikut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me mundësitë e korrupsionit në sistemin arsimor;
  • Ofrimin e mekanizmave për të rritur integritetin dhe për të rregulluar konfliktet e interesit në lidhje me administrimin e stafit në sistemin arsimor;
  • Zhvillimin e moduleve arsimore kundër korrupsionit për shkollat fillore dhe të mesme.

 

projekte të mëparshme projekte të mëparshme
Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail