Pjesmarresit e Konferencës së 7të mbi Reformën Ligjore dhe Gjyqësore në Shqipëri, të sponsorizuar bashkarisht nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zhvilluar në Strasburg me 3 Maj 2005 konkluduan se: “ faza e konsolidimit të sistemit gjyqësor dhe riforcimi i besueshmerisë përballë qytetarëve Shqiptarë ngelet një nga prioritetet kryesore në axhendën e autoriteteve Shqiptare. Ata përkrahën autoritetet Shqiptare për të bërë perpjekjet e nevojshme për tu siguruar qytetarëve akses të plotë në gjykata dhe për të rritur besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor”.  Autoritetet Shqiptare pranuan nevojen e rritjes së besueshmërisë në sistemin gjyqësor nga qytetarët si dhe aksesin e tyre në drejtesi.

Objektivi kryesor

Objektivi i përgjithshëm i Programit të 5-të të Përbashkët ndërmjet Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës ishte përmirsimi i eficencës së sistemit gjyqësor nëpërmjet krijimit të një sistemi trajnimi të qëndrueshëm dhe përmirsimit në organizimin e punonjësve të administratës gjyqësore.

Rezultatet e pritshme

Programi i Përbashkët i Komunitetit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Mbështetjen e trajnimit të punonjësve të administratës gjyqësore në Shqipëri, ashtu siç pohohet në përshkrimin e projektit, pritej të jipte këto rezultate: 

  1. të krijojë një administratë gjyqësore më të organizuar dhe më të trajnuar (një menaxhim më të mirë të çështjeve gjyqësore);
  2. të vendosë pikat pë një trajnim të përhershëm të punonjësve të administratës gjyqësore dhe të sigurojë vazhdimsinë e strukturës trajnuese për ta.
Grupet e synuara

Projekti ka si target kryetarët e gjykatave, kancelarët, kryesekretarët, sekretarët gjyqësorë, punonjësit e buxhetit, punonjësit e arkivave si dhe stafin tjetër administrativ të gjykatave.

Partnerët lokalë

Partnerët lokalë: Ministria e Drejtësisë; Shkolla e Magjistraturës; Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykatat shqiptare.

 

projekte të mëparshme
Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail