Cili është qëllimi?

  • Përmirësimi i efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit publik të drejtësisë për qytetarët shqiptarë në përputhje me standardet dhe mjetet e CEPEJ
  • Të ndihmojë dhe kontribuojë në fushat kryesore të reformës në drejtësi, si statistikat gjyqësore, siguria e gjykatave, komunikimi me median, matja e kënaqësisë së përdoruesve të gjykatës.
  • Mbështetja e Shkollës së Magjistraturës për t'iu përgjigjur nevojave në përputhje me procesin e reformës në drejtësi.

Kush do të përfitojë nga ky projekt?

  • Aksioni do të mbështesë institucionet kryesore të drejtësisë si: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, gjykatat dhe përdoruesit e gjykatave, Shkollën e Magjistraturës, Shkollën e Avokatisë
  • Qytetarët shqiptarë që do të marrin shërbime të përmirësuara në fushën e drejtësisë.

Si do të zbatohet?

Aksioni mbështetet në ekspertizën e ekspertëve të Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) dhe përvojën e tyre nga vende të ndryshme për të përmirësuar funksionimin e sistemit të drejtësisë me metodologjitë dhe mjetet e krijuara përkatësisht për Shqipërinë. Për të siguruar përparimin e qëndrueshëm dhe ndikimin e mbështetjes së reformës në drejtësi, Aksioni do të zhvillojë aktivitete të ndryshme si raportet e vlerësimit të nevojave, rekomandime specifike dhe zhvillimin e mjeteve për përmirësimin e zbatimit të tyre, projektet e mentorimit të gjykatave, seminare ndërgjegjësimi dhe trajnime, vizitat studimore etj.

Cfarë presim të arrijmë?

  • Përmirësimin dhe rritjen e efektivitetit të shërbimeve të drejtësisë ofruar qytetarëve shqiptarë
  • Përpunimin e statistikave gjyqësore në përputhje me standardet dhe mjetet e CEPEJ përmes një procesi të qëndrueshëm të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave të besueshme në të gjitha nivelet.
  • Rritjen e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës në përputhje me standardet dhe mjetet e CEPEJ për t'iu përgjigjur nevojave të procesit të reformës në drejtësi.

Sa do të kushtojë?

  • Buxheti total i Aksionit është 1,000,000.00 EUR.
  • Buxheti i alokuar në tërësi për programin e Instrumentit Horizontal arrin në 41 Million EUR (85% financuar nga Bashkimi Europian,15% nga Këshilli i Evropës).

Ku mund te gjej më shumë informacion?

 

 

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.

 

marrëdhënie me publikun
Skuadra e projektit

Laurela MUÇA
Oficere e lartë projekti

+355 4 45 40 214

 E-mail


Eglantina REKA
Asistente projekti

+355 4 45 40 209

 E-mail

Na ndiqni