Integrimi i Romëve – Faza III
Integrimi i Romëve – Faza III është një projekt i përbashkët i Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian. Synimi i tij është të forcojë kapacitetet e qeverive në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për të adresuar efektivisht sfidat e shumëanshme që përballet komuniteti rom nëpërmjet zbatimit të politikave publike gjithëpërfshirëse. Këto politika përfshijnë fusha kritike si strehimi, punësimi, regjistrimi civil, si dhe tranzicioni i gjelbër dhe digjital.
Projekti do të ndihmojë në zbatimin progresiv në vendet e Ballkanit Perëndimor të "Kornizës Strategjike të BE-së për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve 2020 - 2030"; Deklaratës 2019 e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së (Deklarata e Poznanit) dhe zotimet e mëvonshme të qeverive në takimet vjetore ministeriale dhe të miratuara në Samitet e Procesit të Berlinit; dhe progresin në përmbushjen e zotimeve për përfshirjen e romëve, të marrë nën Kapitullin 23 të negociatave. Projekti gjithashtu do të sigurojë që të ndërtohet kapaciteti i nevojshëm në nivel qendror për zbatimin e duhur, buxhetimin, monitorimin dhe raportimin, forcimi i bashkëpunimit me autoritetet vendore dhe përafrimi progresiv me të gjithë elementët e politikës së BE-së për përfshirjen e romëve.
Projekti do të fokusohet kryesisht në tre fusha të mbështetjes:
- Përfshirja e çështjeve rome në politikat publike përkatëse dhe lufta kundër antigjipsizmit;
- Mbështetje për integrimin socio-ekonomik të romëve dhe barazia e tyre në fushat e strehimit, arsimit, punësimit, shëndetësisë, regjistrimit civil, si dhe në tranzicionin e gjelbër dhe digjital;
- Përforcimi i kapaciteteve institucionale të qeverive për të trajtuar sfidat me të cilat përballet komuniteti rom.
Rezultatet specifike që synohen të arrihen përmes këtij projekti janë si më poshtë:
(1) Integrimi i çështjeve rome në politikat përkatëse publike dhe lufta kundër antigjipsizmit:
- Antigjipsizmi njihet dhe trajtohet nëpërmjet legjislacionit, mjeteve të komunikimit dhe institucioneve.
- Kapacitetet institucionale të nëpunësve publikë janë ndërtuar mbi përballjen me antigjipsizmin.
(2) Përfshirja socio-ekonomike:
- Punësimi i romëve inkurajohet si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat duke përfshirë praktikat e pilotuara premtuese dhe nëpërmjet masave konkrete për të nxitur formalizimin.
- Legalizimi i vendbanimeve joformale përparon në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe inkurajohet të përfshihet ndër prioritetet e qeverive të nivelit qendror në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile.
- Regjistrimi civil zgjidhet për romët në nevojë nëpërmjet partneritetit me qeveritë, autoritetet vendore përkatëse dhe organizatat e shoqërisë civile.
- Aksionet përfshihen në Planin e Veprimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe në axhendën e transformimit dixhital.
(3) Kapacitetet institucionale:
- Në rajon ekzistojnë politika institucionale që merren me çështjet e romëve.
- Monitorimi përkatës, përfshirë në zyrat kombëtare të statistikave, dhe mekanizmat e raportimit janë zhvilluar dhe funksionojnë siç duhet.
- Buxheti për planifikimin dhe raportimin e romëve është përmirësuar në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
- Sigurimi i bashkëpunimit të rregullt rajonal dhe përfshirja e politikave në sferat socio-ekonomike, duke përfshirë çështjet me prioritet të lartë rajonal dhe aksionet që adresojnë sfidat specifike të romëve.
Projekti do të zbatohet në shtatë përfitues: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Turqi dhe Kosovë*, me kohëzgjatje prej 3 vitesh (1 maj 2023 - 30 prill 2026) dhe është bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Ekipi për Romët dhe Udhëtarët, pranë Këshillit të Evropës.
Kjo nismë përfaqëson një vazhdimësi të dy fazave të mëparshme të zbatuara nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur. Qëllimi i Fazës së III-të të projektit është të avancojë më tej integrimin dhe fuqizimin e komunitetit rom duke adresuar çështje kritike me të cilat përballen.
Projekti bazohet në parimet e Qasjes së Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, duke u fokusuar në pjesëmarrjen dhe përfshirjen, barazinë dhe mosdiskriminimin, llogaridhënien, transparencën dhe aksesin në informacion.
* Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Në Strazburg
Marina VASIC
Mbikqyrëse Programi
Cristina MARIAN
Oficere e Lartë Projekti
Fanny HOERTZ
Asistente Projekti
Në Tiranë
Xhesika KORRA
Oficere Projekti