Projekti 'Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe e medias në Shqipëri' (PRO-FREX) u mundëson institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri të përparojnë drejt përmbushjes së axhendave të tyre reformuese në fushat e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, në përputhje me standardet evropiane.

Projekti zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, që zgjat nga viti 2023 deri në vitin 2026, dhe synon të kontribuojë drejt një mjedisi të përmirësuar për ushtrimin, veçanërisht nga gazetarët dhe aktorët e medias, të së drejtës së tyre për lirinë e shprehjes, në një mjedis mediatik pluralist dhe më të sigurt.

Cili është qëllimi dhe objektivat e projektit?

  • të promovojë dhe të mbrojë lirinë e shprehjes dhe të medias në Shqipëri në përputhje me standardet evropiane;
  • Të rrisë mbrojtjen e gazetarëve dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi mediatik të përshtatshëm, më të sigurt dhe më pluralist;
  • Të forcojë aftësitë dhe njohuritë e aktorëve institucionalë që janë përgjegjës për zbatimin e standardeve për lirinë e shprehjes dhe të medias, si pjesë e punës së tyre të përditshme;
  • Të mbështesë gazetarët dhe aktorët e medias në përpjekjet e tyre për vetërregullim dhe në ushtrimin e të drejtave të tyre në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse dhe standardet përkatëse etike.

Kush përfiton nga projekti?

  • Legjislacioni i brendshëm dhe politikëbërësit në fushën e lirisë së shprehjes;
  • Institucionet vendase të trajnimit për profesionistët ligjorë dhe personeli i atyre ligjzbatueset, si Shkolla e Magjistraturës, Dhoma e Avokatëve, Akademia e Sigurisë dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit;
  • Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë (AMA) dhe stafi i tyre;
  • Organizatat e shoqërisë civile në këtë fushë duke përfshirë Këshillin Shqiptar të Medias, Aleancën për Median Etike, ResPublica, organizata gazetarësh etj.;
  • Profesionistë të tillë si gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie, avokatë, transmetues, gazetarë, aktorë të tjerë të medias, studentë universitetesh dhe së fundmi shoqëria shqiptare në përgjithësi.

Si do të funksionojë projekti?

  • Duke ofruar këshillim ligjor për të përmirësuar përafrimin e kornizave ligjore dhe rregullatore me standardet përkatëse evropiane;
  • Duke u ofruar aktorët publikë në këtë fushë mbështetje për kërkime dhe në politika;
  • Duke ofruar aktivitete për ngritjen e kapaciteteve për kategori të ndryshme profesionistësh, të ankoruara tek standardet evropiane dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ);
  • Duke lehtësuar dialogun e brenshëm dhe atë rajonal si dhe shkëmbimin e praktikave të mira, në sinergji me projektin rajonal.

Çfarë presim të arrijmë?

  • përmirësimin e zbatimit gjyqësor të standardeve për lirinë e shprehjes dhe të medias që rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
  • fuqizohen kapacitetet profesionale të Autoritetit shqiptar të Mediave Audiovizive (AMA) dhe komuniteti mediatik ka besim më të madh në rolin e AMA-s” përsa i përket mbrojtjen e lirisë së medias teksa ruan pavarësinë dhe paanshmërinë e saj;

Sa do të kushtojë?

  • Buxheti i përgjithshëm i projektit është 465,000 EUR;
  • Buxheti i dhënë për programin Instrumenti Horizontal arrin në rreth 41 milionë euro (85% financuar nga Bashkimi Evropian, 15% nga Këshilli i Evropës).

Si të marrësh më shumë informacion?

 

Rreth Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës që u mundëson përfituesve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia të përmbushin axhendat e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë, në përputhje me standardet evropiane, si prioritet i procesit të zgjerimit të BE-së.