Alain Berset mori detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës më 18 shtator 2024.

Më herët, z. Berset ishte Ministër i zgjedhur në qeverinë zvicerane (Këshilli Federal) midis viteve 2012 dhe 2023. Gjatë asaj kohe, ai drejtoi Departamentin Federal të Punëve të Brendshme si Ministër Zviceran për Shëndetësinë, Çështjet Sociale, Kulturën, Barazinë dhe Kundër Diskriminimit, si dhe ishte Ministër i Shëndetit Publik gjatë gjithë pandemisë Covid-19. Z. Berset shërbeu gjithashtu dy herë si President i Konfederatës Zvicerane (2018 dhe 2023), gjatë së cilës ai përfaqësoi Zvicrën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe në Samitin e 4-t të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Këshillit të Evropës, ku nënshkroi Deklaratën e Reykjavikut në emër të vendit të tij.

Para se t'i bashkohej Këshillit Federal, z. Berset ishte anëtar i Këshillit të Shteteve, dhoma e sipërme e Parlamentit Zviceran. Ai u zgjodh si anëtari më i ri i saj në vitin 2003 dhe vazhdoi të shërbente si President i saj nga viti 2008 deri në vitin 2009. Ai ishte gjithashtu Zëvendëskryetar i Grupit Socialist në Parlamentin Federal, 2005-2011.

Përpara se të bëhej pjesë e jetës politike, z. Berset mbajti role akademike në ekonomi në Universitetin e Neuchâtel-it dhe Institutin e Ekonomisë Ndërkombëtare të Hamburgut dhe punoi si konsulent i pavarur i komunikimit dhe strategjisë për shoqata, kompani dhe organizata joqeveritare.

Alain Berset lindi më 9 prill 1972 në Friborg (Zvicër). Ai ka një diplomë Master në shkenca politike dhe një doktoraturë në ekonomi, të dyja nga Universiteti i Neuchâtel-it. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

 


Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për një periudhe 5 vjeçare.

Rregulloret që rregullojnë emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Sekretarit të Përgjithshëm i besohet përgjegjësia për të arritur synimin për të cilën Këshilli i Evropës u themelua në Londër më 5 Maj 1949, veçanërisht për të arritur një unitet më të madh mes anëtarëve të tij për qëllimin e ruajtjes dhe realizimit të idealeve dhe parimeve që janë pasuria e tyre e përbashkët dhe thjeshtimi i progresit të tyre ekonomik e social.

Statuti i Këshillit të Evropës 

Sekretari i Përgjithshëm ka përgjegjësinë e përgjithshme për menaxhimin strategjik të punës së programit të Këshillit të Evropës dhe buxhetit dhe të mbikqyrë zhvillimin e përditshëm të Organziatës dhe Sekretariatit.

 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail