Materiale Burimore
Ky manual paraqet një përmbledhje të një numri të përzgjedhur çështjesh për të cilat Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka dalë me vendime në vitin 2023 dhe 2024. Manuali synon të shërbejë si një udhëzues praktik për profesionistët ligjorë shqiptarë (përfshirë avokatët e shtetit, gjyqtarët, avokatët dhe prokurorët) për të naviguar në peizazhin e pasur të jurisprudencës më të fundit të Gjykatës.
Kjo përmbledhje e disa vendimeve të përzgjedhura të Gjykatës së Lartë, i treti material kërkimor që përfshin periudhën 2021-2023, është përgatitur për gjyqtarët shqiptarë të shkallës së parë dhe të apelit, prokurorët dhe juristët, si një mjet për të përforcuar zbatimin e njësuar të vendimeve më të rëndësishme të Gjykatës së Lartë, si edhe për të sjellë precedentë ligjorë ndërmjet institucioneve gjyqësore dhe profesionistëve të tjerë të së drejtës.
Një vend të rëndësishëm në botim zënë vendimet e rëndësishme dhe njësuese të Gjykatës për të drejtën e pronës, në përputhje me Nenin 1, Protokolli 1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Praktika gjyqësore e përzgjedhur është shpërndarë në tre seksione të veçanta të botimit, që rregullojnë një grup të gjerë institutesh juridike, si shpronësimi publik, vlerësimi financiar i pronës, regjistrimi i titujve të pronësisë etj.
Materiali i titulluar "Broshurë Informuese për kompensimin e pronës" është një instrument i nevojshëm informimi për të qartësuar qytetarët dhe publikun e gjerë mbi efektet ligjore të parashikuara në Ligjin nr. 133/2015.
Për shkak të ndryshimeve të fundit ligjore në aspekte të lidhura me kompensimin e pronës dhe Vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen Beshiri kundër Shqipërisë, lind nevoja e rritjes së informacionit dhe ndërgjegjësimit tek pronarët për procesin e paraqitjes së kërkesës për njohje dhe vlerësim të masës së kompensimit, si dhe rolin e ATP-së si institucion përgjegjës në këtë proces. Materiali është i ndërtuar në formën e përgjigjeve ndaj pyetjeve më të shpeshta që mund të ngrihen mbi procesin nga subjektet e interesuara, por edhe për profesionistët e tjerë ligjorë, të cilët gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre kanë kryesisht çështje që lidhen me të drejtën e pronësisë.
Inteligjenca artificiale (IA) ka një ndikim shumë pozitiv në jetën tonë në bërjen e shumë shërbimeve më efikase, të sakta, më të shpejta dhe më të lehta. Botimi "Përgjegjësia dhe IA" shqyrton çështje komplekse ligjore dhe etike, duke parë veçanërisht kërcënimet ndaj të drejtave të njeriut, përfshirë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Ndërsa mund të ketë një përhapje të kodeve të praktikës së mirë etike të miratuara nga operatorët e teknologjisë, ato nuk paraqesin siguri të ligjshme. Ne kemi nevojë për masa mbrojtëse për të adresuar në tërësi të gjitha rreziqet aktuale dhe potenciale të lidhura me teknologjitë dixhitale, duke u mbështetur në ligjet ekzistuese dhe mekanizmat e mbikëqyrjes dhe zbatimit. Ndarja e drejtë dhe efektive e përgjegjësisë midis të gjithë lojtarëve të përfshirë në zhvillimin dhe zbatimin e aplikacioneve të krijuara nga IA-së është jetike, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe mirëqenien e individëve, por edhe për të siguruar që shoqëria jonë të mbetet një bashkësi morale.
Versioni i shkurtuar i botimit në anglisht dhe frëngjisht mund të porositet përmes [email protected]
KOMENTAR I LIGJIT NR. 20/2020 “PËR PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Dispozitat e përgjithshme, titujt mbi tokën bujqësore, ankimi administrativ dhe gjyqësor
Në ndihmë të juristëve dhe qytetarëve të interesuar për regjistrimin e titujve të pronësisë lidhur me tokën bujqësore. Shkarkoni komentarin e ligjit nr. 20/2020 "Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë".
Ky komentar u botua në kuadër të projektit “Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri” pjesë e programit të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një nismë bashkëpunimi që është bashkëfinancuar nga Bashkimin Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.
Mjetet e CEPEJ-it për cilësinë e gjyqësorit dhe menaxhimin e kohës gjyqësore.
Ky Raport Vlerësimi u përgatit në emër të Qeverisë së Shqipërisë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (Sektori i Politikave dhe Strategjive për Përfshirjen Sociale dhe Barazinë Gjinore në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale), me mbështetjen dhe ekspertizën teknike të ofruar nga Këshilli i Evropës.
Hetimi i Krimeve të Urrejtjes kundër personave LGBTI: Manual trajnimi për një forcë policore profesioniste
Nga Joanna Perry dhe Paul Franey
Manuali është krijuar si një mjet praktik për trajnerët e policisë, hetuesit, menaxherët, oficerët e krimit të urrejtjes dhe oficerët e policisë në vijën e frontit për t'iu përgjigjur në mënyrë efikase krimit të urrejtjes.
THUAJE!
PRINDËRIT E PERSONAVE LGBTI+ NË EVROPË
Studimi Krahasues i Praktikave më të Mira Evropiane të Rregullimit të Përmbajtjes Online (në anglisht)
nga Kristina Irion, Paolo Cavaliere, Darian Pavli
Liria e Shprehjes dhe Fyerja
nga Tarlach McGonagle
Ky studim shqyrton detaje të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi shpifjen. Ai shqyrton një sërë çështjesh thelbësore dhe procedurale që Gjykata ka shqyrtuar dhe sqaron konceptin e shpifjes, duke e pozicionuar atë në lidhje me lirinë e shprehjes dhe debatin publik. Ai shpjegon se si ligjet mbrojtëse ndaj shpifjes mund të kenë një efekt të frikshëm ndaj lirisë së shprehjes dhe debatit publik dhe diskuton proporcionalitetin e ligjeve të shpifjes dhe zbatimin e tyre.
Mbrotja e së Drejtës për Lirinë e Shprehjes sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
nga Dominika Bychawska-Siniarska
Ky manual shqyrton fushën e veprimit dhe përmbajtjen e lirisë së shprehjes siç garantohet në veçanti me nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe interpretuar nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Përgjegjësia kryesore për zbatimin e garancive të Konventës qëndron në nivelin kombëtar. Qëllimi është që të sigurojë një mjet praktik për profesionistët ligjorë shqiptarë në gjuhën e tyre për të forcuar aftësitë e tyre në zbatimin e praktikës gjyqësore të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në ligjin dhe praktikën vendore.
Reklamimi politik - Një studim krahasues me reflektime mbi situatën në Evropën Jug-Lindore
Nga Jean-Francois Furnemont dheDeirdre Kevin
Zhvillimet e fundit në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për lirinë e shprehjes
Buletin nr. 2
Buletini paraqet disa nga gjykimet relevante të nxjerra nga gushti i vitit 2020 deri në janar të vitit 2021 në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias. Gjatë kësaj periudhe kohore, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut nxorri gjykime të rëndësishme në fusha të ndryshme të nenit 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Rryma më e rëndësishme e praktikës gjyqësore merret me kërkesat e ndërlidhura me mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve dhe anëtarëve të parlamenteve, veçanërisht në lidhje me luftën legjitime kundër terrorizmit dhe dhunës politike.
Zhvillimet e fundit në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për lirinë e shprehjes
Buletini nr. 3
Bullizmi dhe ekstremizmi ne sistemin arsimor - Studim për Ndikim e Projektit
nga Albana Canollari Baze, Svetlana Jurko and Hana Zylfiu-Haziri
Qëllimi kryesor i këtij studimi ishte matja e ndryshimeve që mund t’i atribuohen ndërhyrjeve të projektit; mbledhja dhe analizimi i të dhënave për efiçencën dhe efikasitetin e projektit; si dhe vlerësimi i ndikimit që ka pasur projekti në sistemin arsimor në Shqipëri. Pjesëmarrësit në këtë studim ishin nxënës, mësues, staf dhe prindër nga shkollat përfituese dhe shkollat jopërfituese.
Paketë Burimore për Mësuesit dhe Administratën e Shkollës
nga Olena Styslavska, Svetlana Jurko, Zorica Lesic, Merita Poni
Kjo paketë burimore është një mjet mësimor praktik për mësuesit dhe pjesëtarët e tjerë të personelit të shkollës. Ajo ka për qëllim zgjerimin e njohurive të tyre për bullizmin dhe ekstremizmin; rritjen e aftësive për trajtimin e çështjeve të diskutueshme, si bullizmi dhe ekstremizmi; mbështetjen e hartimit dhe zbatimit të politikave të shkollave kundër bullizmit dhe ekstremizmit; mbështetjen e shkollave në organizimin e veprimtarive dhe situatave ndërgjegjësuese; paraqitjen e ideve për ushtrime që mësuesit mund të organizojnë me nxënësit, të cilat krijojnë kulturën demokratike në shkolla.
Program për Trajnimin e Mësueve dhe Mbështetjen e Shkollave
nga Olena Styslavska and with the support of Svetlana Jurko
Parandalimi dhe trajtimi i bullizmit dhe ekstremizmit; Mjedisi gjithëpërfshirës; Politikat, Procedurat, Qëndrueshmëria
Studim Kombëtar mbi Bullizmin dhe Ekstremizmin e Dhunshëm në Sistemin Arsimor Shqiptar
nga Edmond DRAGOTI (Prof. Dr) dhe Emanuela ISMAILI (Dr)
Udhërrëfyesi rekomandon një varg masash për institucionalizimin e mekanizmave për parandalimin e bullizmit në nivel kombëtar (p.sh. trajnimin e mësuesve, kurrikulat, veprimet që do t’i shtohen Strategjisë Kombëtare të ardhshme përtej vitit 2020). Në të njëjtën kohë, rekomandon që veprimet e mbështetura nga projekti i Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës të bëhen të qëndrueshme (përfshirë anën financiare) dhe të shpërndahen edhe në shkolla të tjera në Shqipëri.
Katalogu i Nismave Shkollore Kundër Bullizëm në Shqipëri
(në anglisht)
21 shkolla pilot në Shqipëri kanë punuar intensivisht për të zhvilluar nisma kundër bullizmit. Iniciativat shkollore të hartuara në këtë botim adresojnë këto aspekte: trainimi i mësuesve dhe stafit shkollor, partneritetet me prindërit dhe komunitetin, ndërgjegjësimi, mbështetja e kolegëve midis nxënësve, politikat shkollore kundër bullizmit, planet e veprimit dhe krijimi i një sistemi efektiv të referimit dhe monitorimit.
Çrregullimi Informativ: Drejt një kuadri ndërdisiplinar për studime dhe politikëbërje
Nga Claire Wardle, PhD, dhe Hossein Derakhshan
Ky raport është një përpjekje për të shqyrtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse çrregullimin informativ dhe sfidat që lidhen me të, si p.sh. flluskat filtruese dhe dhomat jehuese. Ndonëse ndikimi historik i përmbajtjes së bazuar në thashetheme dhe sajesa është dokumentuar më së miri, ne gjykojmë se teknologjia sociale bashkëkohore do të thotë se jemi dëshmitarë të diçkaje të re: ndotjes së informacionit në shkallë globale; një rrjeti kompleks motivimesh për t’i krijuar, për t’i shpërndarë dhe për t’i konsumuar këto mesazhe “të ndotura”; një shumëllojshmërie përmbajtjesh dhe teknikash për amplifikimin e përmbajtjes; platformash të panumërta hostimi dhe riprodhimi të kësaj përmbajtjeje; si dhe një shpejtësie marramendëse të komunikimit mes miqsh/kolegësh të besuar.
White paper: E ardhmja e sistemit të integruar për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri
nga Anniki Lai, Council of Europe Expert
Raportim mbi Zgjedhjet
Botim për organizatat e shoqërisë civile
Një udhëzues pë zbatimin e Nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Një udhëzues pë zbatimin e Nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Një udhëzues pë zbatimin e Nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Një udhëzues pë zbatimin e Nenit 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Një udhëzues pë zbatimin e Nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Një udhëzues pë zbatimin e Nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Një udhëzues pë përdorimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Një udhëzues pë zbatimin e Nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Një udhëzues pë zbatimin e Nenit 9 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Një udhëzues pë zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut