Projekti “Forcimi i edukimit për qytetari demokratike në Shqipëri” zbatohet nga Këshilli i Evropës (KiE) dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtarë (Sida).

Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) është partneri kryesor në zbatimin e projektit.

   Çfarë duam të arrijmë:

  • Të përmirësojmë cilësinë e arsimit në sistemin parauniversitar në Shqipëri duke forcuar edukimin për qytetari demokratike bazuar në standardet dhe praktikat e Këshillit të Evropës.

    Kush do të përfitojë:

  • Politikëbërësit e arsimit, drejtuesit e shkollave, mësuesit, nxënësit dhe stafi i shkollave pilot të arsimit bazë dhe të mesëm, komunitetet lokale.

    Kohëzgjatja dhe buxheti:

  • Projekti ka filluar në dhjetor 2019 dhe pritet të përfundojë më 31 maj 2026, me një buxhet prej 2,259,699.00 Eurosh.

    Si do ta arrijmë:

  • Duke u mbështetur në veprimtaritë e mëparshme të bashkëpunimit të Këshillit të Evropës në Shqipëri, projekti do të përkrahë reformën aktuale të kurrikulave shkollore në sistemin e arsimit parauniversitar, si arsimin me bazë kompetencat dhe metodat e mësimdhënies me në qendër nxënësin.

 

Objektivi i projekti do të arrihet përmes një seri masash plotësuese të cilat synojnë politikën dhe praktikën arsimore në tri fusha: mbështetje politikash, qeverisje demokratike të shkollës dhe mbështetje të mësuesve:

   1. Mbështetje për politikat

  • Ky komponent do të mbështesë një rishikim të plotë të edukimit për qytetari demokratike me qëllim identifikimin e mundësive dhe sfidave për harmonizimin e mëtejshëm të kurrikulave kombëtare të arsimit parauniversitar me parimet e EDC/HRE të Këshillit të Evropës dhe me objektivat e politikave kombëtare. si dhe do të mbështesë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për të integruar objektivin e zhvillimit demokratik në Strategjinë e re Kombëtare për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar.

   2. Qeverisja demokratike e shkollave

  • Ky komponent do të mbështesë 75 shkolla pilote në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe praktikave të qeverisjes demokratike për të krijuar një mjedis mësimdhënës më gjithëpërfshirës dhe me të favorshëm për të gjithë nxënësit duke u përqendruar në temat si qytetaria digjitale, edukimi mediatik, siguria në internet, lufta kundër bullizmit, mësimdhënia e çështjeve të diskutueshme dhe ndryshimet klimatike.

   3. Mbështetja për mësuesit

  • Ky komponent do të fokusohet në mbështetjen e mësuesve për forcimin e kompetencave të tyre profesionale, qëndrimeve dhe praktikave në mënyrë që ata të jenë më të përgatitur që të zhvillojnë kompetencat demokratike të nxënësve përmes mësimit në internet, aktiviteteve rajonale të shkëmbimit të eksperiencave dhe mentorimit (coaching).

Viti 1

Analizë e plotë e edukimit për qytetari demokratike me qëllim identifikimin e mundësive dhe sfidave për harmonizimin e mëtejshëm të kurrikulave kombëtare, manualëve, udhëzimeve metodike, standardeve të shkollave, etj., me parimet e EDC/HRE të Këshillit të Evropës dhe me objektivat e politikave kombëtare; mbështetje MAS për krijimin e një rrjeti kombëtar të Qeverisë së Nxënësve, konferencë kombëtare për edukimin për qytetari demokratike, përzgjedhja e 25 shkollave të para pilot për modelin e shkollës gjithëpërfshirëse dhe demokratike; krijimi i rrjeteve të shkollave dhe mësuesve, skema e granteve të vogla për OSHC-të, konferenca prezantuese e rrjeteve të mësuesve etj.

Viti 2

Mbështetje MAS për integrimin e objektivit për zhvillimin demokratik në Strategjinë e re Kombëtare për Arsimin Parauniversitar 2021-2026, shkolla verore për përfaqësuesit e nxënësve, konkurs për reportazhe të krijuara nga nxënësit, raundi i dytë i skemës së granteve për OSHC-të dhe modelin e shkollës gjithëpërfshirëse dhe demokratike, forumi i përvitshëm për reflektimin dhe shkëmbimin e përvojave për shkollat pjesëmarrëse, etj.

Viti 3

Konferencë rajonale për edukimin, politikat dhe praktikat më të mira në edukimin për qytetari demokratike, aktivitete për forcimin e kompetencave demokratike të nxënësve, si shkëmbime përvojash, shkolla verore, konkurse, raundi i tretë i granteve për OSHC-të dhe modelin eshkollës gjithëpërfshirëse dhe demokratike, etj.

Viti 4

Dokumentar i shkurtër dhe botim i praktikave më të mira për qeverisjen demokratike të shkollave që do të shpërndahet në nivel kombëtar, trajnime dhe seminare për mësuesit përmes kurseve online në Portalin e Arsimit të KiE-së, shkëmbime të praktikave të mësuesve në nivel rajonal, aktivitete për studentët, konferenca përmbyllëse për prezantimin e rezultateve të projektit. 

Referenca kuadër për Kompetencat për Kulturë Demokratike

Referenca Kuadër e Kompetencave për Kulturë Demokratike” (RKKKD) e Këshillit të Evropës është në qendër të metodologjisë së projektit. RKKKD-ja përbëhet nga tre volume që shpjegojnë dhe japin udhëzime për zbatimin e “Modelit të Kompetencave për Qytetari Demokratike”.