Shtetet: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë*, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbi dhe Turqi

Financimi: Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës

Zbatimi: Këshilli i Evropës

Kohëzgjatja: 36 muaj

Objektivat

Objektivi i përgjithshëm është të ndërtojë gatishmëri politike dhe angazhim të qëndrueshëm në nivel politikash të autoriteteve vendore, për të nxitur qeverisjen demokratike vendore dhe të ngrejë kapacitetet dhe nxisë fuqizimin e komuniteteve rome për të kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve.

Objektiva specifikë:
  • fuqizimi i komunitetit rom në nivel individual (mbështetja e njerëzve për të zbatuar të drejtat e tyre bazë dhe të zhvillojnë kapacitetet dhe aftësitë  e tyre), si edhe në nivel komunitar (mbështetja e njerëzve për vet-organizim për të përfaqësuar interesat e tyre rreth zgjidhjes së problemeve komunitare);
  • përmirësimi dhe shtrirja e angazhimit, njohurive dhe aftësive të institucioneve në punën për përfshirjen rome, përmes zbatimit të koncepteve të qeverisjes së mirë.

Grupe të synuara

Administrata publike vendore (përfaqësuesit e zgjedhur dhe zyrtarët vendorë) dhe komunitetet rome prej bashkive të zgjedhura. Ata janë përfituesit e parë afatshkurtër të projektit. Në total, projekti do të ndërhyjë në 50 bashki. 

Përfituesit

Përfituesit afat-mesëm dhe afatgjatë përfshijnë popullsinë rome dhe popullsinë e përgjithshme të bashkive.

Rezultate të pritshme

Mbështetje për autoritetet vendore për të siguruar transparencë dhe barazi në planet dhe buxhetet vendore, që do të çojë në plane vendore përfshirëse dhe ndarjen e burimeve (përfshirë nevojat rome);

Ngritje e kapaciteteve përmes trajnimit duke ndikuar pozitivisht në administratën publike për ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët (përfshirë qytetarët rom);

Rregulloret dhe praktikat bashkiake kanë ndikim në pjesëmarrjen dhe fuqizimin e komunitetit rom:  informacioni është në dispozicion, pranueshmëri e Grupit Komunitar të Veprimit, pjesëmarrja është efektive;

Ndërhyrjet e Grupit Komunitar të Veprimit kanë ndikim pozitiv në paraqitjen e zgjedhjeve për tʹu shndërruar në veprime, që do të rezultojnë në aftësim të rritur të qytetarëve të zakonshëm rom për të vlerësuar nevojat e tyre, kontribuar në zhvillimin e projekteve publike vendore, ndjekur zbatimin e tyre dhe monitoruar buxhetet publike vendore;

Rezultati mund të përmblidhet i tillë:  Përgjigjshmëri e rritur dhe përgjegjshmëri e qeverisjes vendore/administratës përmes pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komunitetit rom.

Aktivitetet kryesore

Të gjithë aktivitetet dhe nxitësit e programit synojnë të mbeshtesin ndërhyrje strategjike (trajnim, aftësim, zbatim i cikleve pjesemarrëse të punës, veprime të advokacisë etj. gjatë momenteve kryesore të cikleve bashkiake: planifikimi, buxhetimi, vendimmarrja, projektet vendore etj.), që ndikojnë qëndrimet, sjelljen dhe veprimet e aktorëve vendor, kryesisht administratës vendore dhe komuniteteve të synuara rome.

Programi përshtat veprimet dhe aktivitetet sipas çdo përfituesi dhe njësive vendore të përzgjedhura prej çdo shteti, për të ndikuar ne ciklin e politikave dhe në dinamikën dhe realitetin e çdo bashkie, duke sjellë të dhëna shtesë për politikat dhe praktikat ekzistuese për funksionim efektiv dhe gjithëpërfshirës.

Një prej udhëzimeve kryesore të metodologjisë së programit është se pjesëmarrja në qeverisjen vendore mund të jetë efektive nëse është e përshtatur me kontekstin. Në këtë mënyrë, hartëzimi paraprak, vlerësimi dhe kërkimi zhvillohen në çdo bashki për të lehtësuar në përshtatjen dhe mbështetjen e Programit dhe monitorimin e procesit.


*Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.