Back

Përfundon Java Rome 2022 në Shqipëri

21 prill 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Përfundon Java Rome 2022 në Shqipëri

Mbi 1500 persona morën pjesë dhe shumë të tjerë u arritën gjatë aktiviteteve të Javës Rome në Shqipëri (04-11 Prill 2022) nën sloganin “Historia dhe kultura në qendër të vëmendjes për një të tashme më të mirë”. Falë përpjekjeve të kombinuara të 34 partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, u zhvilluan aktivitete dhe nisma të ndryshme në 15 bashki shqiptare për të rritur ndërgjegjësimin mbi barrierat më të spikatura institucionale me të cilat përballet pakica rome, duke ushqyer dialogun e politikave drejt integrimit dhe fuqizimit rom.

Raportet e monitorimit mbi zbatimin e Planeve Vendore të Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2019-2022, të mbështetura në kuadër të Programit të BEsë/KiEsë ROMACTED ishin instrumentale në formësimin e dialogut politik dhe veprimeve ndërmjet aktorëve përkatës.

Gjetjet dhe rekomandimet e tyre ishin gjithashtu një referencë e vlefshme gjatë Seminarit të Dialogut të Politikave për Përfshirjen e Pakicave Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri.

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail