Projekti “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri” synon të promovojë një proces zgjedhor demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri. Kjo iniciativë fokusohet në forcimin e pavarësisë dhe kapaciteteve institucionale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) si dhe në nxitjen e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në proceset zgjedhore, duke synuar përfshirjen e praktikave të qëndrueshme në administrimin zgjedhor. Rritja profesionale dhe paanshmëria e administratës zgjedhore, si dhe krijimi i një dialogu të strukturuar mes KQZ-së dhe organizatave të shoqërisë civile (OJQ) do të sjellë rritjen e besimit të publikut ndaj procesit zgjedhor, institucioneve dhe legjitimitetit të tyre. Ndërhyrjet e propozuara janë plotësisht në përputhje me prioritetet strategjike të KQZ-së (2022-2026) dhe bazohen në iniciativat dhe ekspertizën e mëparshme të Këshillit të Evropës në fushën e asistencës zgjedhore. Projekti i përbashkët bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Para-Anëtarësim (IPA) III – Nisma ‘BE për Demokraci’ për të kontribuar në demokracinë gjithëpërfshirëse në Shqipëri në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Cilat janë objektivat?
  • Forcimi i funksionimit demokratik dhe të pavarur të KQZ-së dhe mbështetje ndaj reformave dhe proceseve të administrimit zgjedhor në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato ndërkombëtare;
  • Nxitja e  pjesëmarrjes dhe kontributit të organizatave të shoqërisë civile dhe të medias në procesin e vendimmarrjes;
  • Forcimi i besimit të publikut tek zgjedhjet dhe promovimi i pjesëmarrjes së informuar dhe demokratike.
Kush përfiton?
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri;
  • Anëtarët e administratës zgjedhore;
  • Organizatat e shoqërisë civile;
  • Organizatat e medias / Gazetarët;
  • Të rinjtë, votuesit e rinj dhe ata që votojnë për herë të parë, gratë, minoritetet, personat me aftësi ndryshe dhe grupet e tjera vulnerabël;
  • Qytetarët e Shqipërisë.

Cilat janë aktivitetet kryesore?

Projekti do të kontribuojë veçanërisht në garantimin e mëtejshëm të proceseve zgjedhore të lira dhe të ndershme duke:

  • Mbështetur krijimin e një Qendre të Pavarur dhe Profesionale të Trajnimit dhe Edukimit të Vazhdueshëm për administratën zgjedhore, së bashku me kapacitetet dhe mjetet përkatëse;
  • Rritur transparencën mbi financimin e partive politike dhe parandalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore përmes forcimit të kapaciteteve dhe mekanizmave mbikëqyrës të KQZ-së;
  • Forcuar kuadrin rregullator dhe masat mbrojtëse të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të KQZ-së;
  • Përmirësuar  edukimin e  votuesve dhe pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse në zgjedhje;
  • Institucionalizuar dhe forcuar dialogun konsultues mes KQZ-së, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave;
  • Fuqizuar  kapacitetet  e  organizatave të shoqërisë civile dhe mediave për t’u angazhuar në mënyrë efektive në formësimin e politikave, raportimin dhe monitorimin e proceseve zgjedhore, edukimin zgjedhor, e te tjera, në përputhje me standardet evropiane.
Cfarë presim të arrijmë?
  • Kapacitetete të përmirësuara institucionale të KQZ-së dhe qeverisje më demokratike;
  • Pjesëmarrje e lartë e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave  në mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore dhe formësimin e politikave;
  • Përmirësim të besimit të publikut në proceset dhe institucionet zgjedhore;
  • Mbulim mediak më të balancuar dhe vendim-marrje të informuar nga votuesit.
Si do të zhvillohet?
  • Përmes një kombinimi aktivitetesh të përshtatura për zhvillimin e kapaciteteve, krijimin e metodologjive të reja të trajnimit dhe edukimit të vazhdueshëm, trajnimit të te trajnerëve, zhvillimin e kurikulave përmes mjeteve elektronike;
  • Mbështetje ndaj organizatave me grante;
  • Mbështetje përmes mjeteve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, hulumtive, aktiviteteve ndërgjegjësuese, rrjetëzim dhe shkëmbime mes palëve.
Buxheti
  • Buxheti total: 2,223,000 EUR, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (90%) dhe Këshilli i Evropës (10%).
Kohëzgjatja
  • Kohëzgjatja e nismës është 36 muaj, korrik 2025 deri më korrik 2028) dhe do të zbatohet nga Këshilli i Evropës.
Për më shumë informacion

 

Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.


 

kontakt

Jonida Narazani

Oficere e Lartë Projekti
 E-mail


Baisa Sefa

Oficere Projekti
 E-mail


Megi Mazreku

Asistente Projekti
 E-mail