Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Këshilli i Evropës kanë firmosur një marrëveshje në korrik të vitit 2025 për financimin e projektit “Forcimi i qëndrueshmërisë së sektorit publik ndaj korrupsionit”. Projekti ka një buxhet prej 1.754.386 Euro dhe do të zgjasë për 30 muaj.

Cili është qëllimi dhe objektivat e projektit?

Qëllimi kryesor i projektit është të mbështesë ministritë përkatëse, institucionet publike dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore që të forcojnë qëndrueshmërinë kundër korrupsionit dhe të përmirësojnë rikuperimin e aseteve, duke shtuar kështu besimin e publikut dhe duke promovuar ripërdorimin social të aseteve të konfiskuara. Aktivitetet që do të organizohen në lidhje me rezultatet e projektit do të kontribuojnë në arritjen e këtij objektivi.

Kush përfiton nga projekti?

Projekti do të bashkëpunojë ngushtësisht dhe do të ofrojë asistencë për përfitues dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm në institucionet publike të të gjitha niveleve, përfshi këtu:

  • Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
  • Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit; 
  • Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor;
  • Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore
  • Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Aseteve dhe Konfliktit të Interesit;
  • Ministria e Punëve të Brendshme;  
  • Zyra e Rikuperimit të Aseteve;
  • Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara;
  • Njësitë e vetëqeverisjes vendore (bashkitë);
  • Shoqatat e bashkive;
  • Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 
Si funksionon projekti?
  • Në fushën e antikorrupsionit, projekti do të forcojë masat parandaluese përmes ndërhyrjeve të targetuara në nivel kombëtar dhe vendor. Projekti do të përqendrohet në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe kapaciteteve për adresimin e korrupsionit, promovimin e integritetit, dhe nxitjes së transparencës përmes përdorimit të mjeteve “open data”, si regjistrat për zyrtarët publikë, lobistët dhe/ose të dhuratave. 
  • Në nivel vendor, projekti do t’i përgatisë autoritetet vendore të promovojnë integritetin dhe të parandalojnë risqet e korrupsionit. Kjo qasje gjithëpërfshirëse do të garantojë zbatimin e qëndrueshëm të masave antikorrupsion në nivele të ndryshme të qeverisjes. 
  • Për më tepër, projekti do të përqendrohet në rishikimin dhe përputhshmërinë e kuadrit ligjor dhe institucional për rikuperimin e aseteve me standardet evropiane. Projekti do të mbështesë Zyrën e Rikuperimit të Aseteve (ZRA) dhe Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara (AAPSK) në Shqipëri. Projekti do të ofrojë mbështetje për të lehtësuar funksionimin e ZRA-së dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional me AAPSK-në për të garantuar një sistem gjithëpërfshirës për rikuperimin dhe menaxhimin e aseteve që derivojnë nga vepra penale apo veprimtari kriminale.
  • Projekti do të theksojë ripërdorimin social dhe menaxhimin e përgjegjshëm ndaj mjedisit të aseteve kriminale të konfiskuara, do të forcojë qëndrueshmërinë ndaj krimit të organizuar dhe do të fuqizojë komunitetet lokale duke bashkuar institucionet e qeverisjes vendore, organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin privat.
Çfarë presim të arrijmë?

Rezultatet e pritshme të projektit janë:

  • Forcimi i masave rregullatore, mjeteve “open data” dhe kapaciteteve për masat efektive antikorrupsion dhe zbatimi i tyre i vazhdueshëm në nivel kombëtar dhe vendor, si dhe përmirësimi i mekanizmave institucionalë dhe i reagimit ndaj risqeve të korrupsionit; 
  • Forcimi i kapaciteteve të institucioneve shqiptare për rikuperimin, menaxhimin dhe ripërdorimin social të aseteve të konfiskuara kriminale.
Sa është buxheti i projektit?

Projekti ka një buxhet prej 1.754.386 Euro, ku 90% është financuar nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe 10% nga Këshilli i Evropës.

 

Kontakt

Arvena Deda
Oficere e Lartë Projekti
 E-mail


Denada Nika
Asistente Linguistike
  E-mail


Edit Llazani
Asistente Projekti
  E-mail