Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri

Cili është qëllimi?
- Forcimi i aftësisë së vendim-marrësve për të adresuar mbrojtjen dhe promovimin e pakicave kombëtare, mbrojtjen e të drejtave LGBTI dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes në përputhje me standardet dhe rekomandimet e përcaktuara nga Këshilli i Evropës - veçanërisht ato të Komisionit Evropian për Racizmin dhe Intolerancën (ECRI) dhe nga Komiteti Këshillëdhënës i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (FCNM).
- Projekti synon gjithashtu të mbështesë negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në fushën e mbrojtjes së të drejtave themelore.
Kush përfiton nga Projekti?
- Qytetarët e Shqipërisë
- Autoritetet publike, veçanërisht organet që punojnë në fushën ebarazisë
- Profesionistët e arsimit, studentët
- Media
- Organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Si do të funksionojë projekti?
- Në nivelin politik dhe legjislativ, duke mbështetur autoritetet për të përmirësuar përputhshmërinë e legjislacionit
- Në nivelin e ngritjes së kapaciteteve, duke përmirësuar vënien në zbatim të dokumenteve strategjike dhe ligjeve përkatëse, monitorimin e tyre, grumbullimin dhe analizën e të dhënave
- Duke rritur nivelin e ndërgjegjësimit ndaj rreziqeve të paraqitura nga gjuha e urrejtjes
- Duke forcuar bashkëpunimin dhe sinergjitë ndërmjet organeve të barazisë në Ballkanin Perëndimor dhe/ose institucioneve kombëtare të së drejtave të njeriut, si dhe ndërveprimin e tyre me organizatat e shoqërisë civile
- Duke garantuar një qasje me të fokusuar ndaj çështjeve gjinore
Çfarë pritet të arrijë?
- përmirësim në zbatimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e anti-diskriminimit, në nivel qendror dhe vendor (veçanërisht për të drejtat e personave LGBTI dhe për luftimin e gjuhës së urrejtjes/krimeve të urrejtjes);
- nxitje në dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
- rritje e nivelit të ndërgjegjësimit të qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre dhe mekanizmat për t’i mbrojtur ato
- Së fundmi, mbrojtje më e mire e të drejtave të njeriut për qytetarët e Shqipërisë dhe ndërtim të një shoqërie me më diversitet, barazi dhe tolerancë.
Sa do të kushtojë?
- Buxheti total i projektit është 400.000 EUR
- Buxheti i caktuar në total ndaj programit të Instrumentit Horizontal është baras me rreth 41 milionë EUR (85% financuar nga Bashkimi Evropian, 15% nga Këshilli i Evropës).
Si të përfitohet më shumë informacion?
- Këshilli i Evropës, faqja e internetit e Departamentit të Anti-Diskriminimit: www.coe.int/antidiscrimination
- Mediat sociale: www.facebook.com/coeantidiscrimination
- Faqja e internetit e Instrumentit Horizontal: https://pjp-eu.coe.int/en/web/horizontal-facility/home
- Iva Çoku, Oficere Projekti, [email protected], +355 69 558 6499
- Marija Simić, Oficere Komunikimi e Instrumentit Horizontal, [email protected], +381 63 601 337
Besnik Baka, Oficer Komunikimi i Instrumentit Horizontal, [email protected], +355 69 217 8430
*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim për qëndrimin në lidhje me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.






