Projekti për Decentralizimin - Faza II

Në bazë të rezultateve të projektit për Përforcimin e Strukturave Vendore dhe Rajonale në Shqipëri (Faza I), të zbatuar nga Këshilli i Evropës nga 2009 deri në fillim të 2012, u hartua në vazhdimësi projekti i ri “Fuqizimi i Strukturave Vendore dhe Bashkëpunimit mes të Zgjedhurve Vendorë në Shqipëri – Faza II (2012 – 2015) (“Projekti”), me synim nxitjen e demokracisë vendore dhe rajonale dhe mbështetjen e mëtejshme për përforcimin e strukturave të qeverisjes vendore.
Në këtë kontekst, Bashkëpunimi Ndërvendor (BNV), Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, (MBNj), bashkëpunimi dhe ndërtimi i kapaciteteve të të zgjedhurve vendorë janë identifikuar si fushat kyçe, ku nevojiten përpjekje të tjera në konsolidimin e legjislacionit dhe praktikave për fuqizimin e qeverisjes vendore the rajonale në Shqipëri.
Objektivi
Fuqizimi i strukturave të qeverisjes vendore dhe rajonale dhe përforcimi i bashkëpunimit mes të zgjedhurve vendorë në Shqipëri, me qëllim që të sigurohet një decentralizim dhe qeverisje vendore e efektshme, në përputhje me parimet e mishëruara në Kartën Evropiane të Vetë-Qeverisjes Vendore.
Projekti është konceptuar si një ndërhyrje e konsoliduar me dy linja veprimi:
Linja e veprimit I – Mbështetje për fuqizimin e strukturave të qeverisjes vendore në Shqipëri për:
- përmirësimin e kushteve dhe nxitjen e zbatimit të nismave të Bashkëpunimit Ndërvendor (BNV) mes Njësive të Qeverisjes Vendore në Shqipëri (NjQV));
- krijimin e standardeve për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (MBNj) sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar
Linja e veprimit II – Krjimi i një platforme pluraliste dhe të unifikuar dialogu për të zgjedhurit vendorë në Shqipëri e cila synon:
- nxitjen e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit të efektshëm mes përfaqësuesve të zgjedhur vendorë dhe rajonalë;
- mbështetjen e NjQV-ve për hartimin e një platforme të unifikuar, pluraliste e gjithë-përfaqësuese, e cila do t’u mundësojë NjQV-ve përfshirjen në dialog politik me qeverinë qendrore.
Rezultatet dhe produktet
Për Linjën e Veprimit I
- kuadër ligjor i përmirësuar për nismat e BNV; Njohuri dhe ndergjegjësim i rritur mbi BNV-të, përparësitë dhe rreziqet që mbartin ato; nisma të BNV të zbatuara, në shërbime të ndryshme publike, në të paktën 10 NjQV; praktikat më të mira të BNV të përhapura në nivel kombëtar;
- instrumentet e MBNj të përshtatura dhe zbatuara në NjQV-të pilote; asistencë e dhënë në hartimin e akteve nënligjore që bazohen dhe përfshihen në kuadrin e ligjit (të ri) për statusin e nëpunësit civil, duke u përqëndruar, posaçërisht, tek administrata e njësive të qeverisjes vendore.
Për Linjën e Veprimit II
- një platformë operacionale dialogu dhe diskutimi mes NjQV-ve për çështjet me interes të përbashkët dhe reformat e decentralizmit të vendosura dhe të formalizuara;
- marrëveshje e arritur e mes NjQV-ve për një vizion të njëjtë, objektiva bashkëpunimi dhe mjete të përshtatshme me synim fuqizimin e ndikimit politik dhe social të qeverisjes vendore.
- NjQV-të janë konsultuar dhe të përfaqësuar në proceset politike, përmes negocimit me qeverinë qendrore për çështje që lidhen me decentralizimin
Kohëzgjatja: 01.10.2012 – 31.12.2015
Kontributi i Bashkëpunimit Zviceran: 1’480'000 Euro
Kontributi i Këshillit të Evropës: 443’000 Euro
Partnerët kryesorë:
Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Qeveria e Shqipërisë
Njësitë e qeverisjes vendore dhe shoqatat e tyre

- Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri
- Instrumenti Horizontal për ballkanin Perëndimor dhe Turqinë - Faza I-rë
- Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ2)
- Veprimi kundër Krimit Ekonomik
- Lufta Kundër Bullizmit dhe Ekstremizmit në Sistemin Arsimor në Shqipëri
- Parandalimi dhe Lufta ndaj Diskriminimit me Bazë Orjentimin Seksual dhe Identitetin Gjinor në Shqipëri
- Mbështetje për Mjetet Juridike Kombëtare për Lehtësimin e Ekzekutimit të Vendimeve Të GJEDNJ (D-REX)
- Forcimi i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të të Burgosurve në Shqipëri
- Fuqizimi i Mbrojtjes së Pakicave Kombëtare në Shqipëri
- Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe Medias në Evropën Juglindore (JUFREX)
- iPROCEEDS
- Rritja e Efektivitetit të Sistemit Shqiptar të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe Anti-diskriminimit
- Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Bashkëpunimit mes të Zgjedhurve Vendorë në Shqipëri - Faza II
- Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Rajonale në Shqipëri - Faza I
- Mbështetje për Efikasitetin e Drejtësisë – SEJ
- Promovimi i të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtja e Minoriteteve në Evropën Juglindore
- Lufta Kundër Diskriminimit mbi Bazën e Orientimit Seksual apo Identitetit Gjinor
- Promovimi i Lirisë së Shprehjes dhe Informacionit dhe Liria e Mediave në Evropën Juglindore
- Mbështetje Rajonale për Arsimin Gjithpërfshirës
- Projekti kundër Korrupsionit në Shqipëri
- Ekzekutimi i Vendimeve të GjEDNj
- Mbështetje për Trajnimin e Administratës Gjyqësore në Shqipëri
- Mbrojtja e të Dhënave Personale brenda kuadrit të sistemit të Regjistrit Civil në Shqipëri
- Mbështetje për Qendrueshmërinë e Shkollës së Magjistraturës
- Projekti PROSECO: mbështetje për Rrjetin e Prokurorëve në Evropën Jug-Lindore
- Mbështetje për Institucionet sociale në Rajonin e Ballkanit Perëndimor