Pas zbatimit me sukses të projektit "Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Bashkëpunimi i Përfaqësuesve të Zgjedhur Vendore në Shqipëri - Faza II", tetor 2012 - qershor 2017, një fazë e tretë me titull "Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri (Faza III)" filloi të zbatohet më 1 gusht 2017 për një kohëzgjatje 24 mujore.

Që nga viti 2009, Këshilli i Evropës, në partneritet me Qeverinë Zvicerane, ka kontribuar në agjendën e reformës së vendit duke fuqizuar strukturat e qeverisjes vendore dhe duke promovuar bashkëpunimin e përfaqësuesve të zgjedhur vendorë në Shqipëri bazuar në 12 Parimet e Mirë-Qeverisjes dhe ato të mishëruara në Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Vendore.

Faza aktuale përqendrohet në modernizimin e procedurave dhe praktikave të menaxhimit të burimeve njerëzore (MBNJ), duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit ndër-bashkiak (BNB) dhe bashkëpunimin e përfaqësuesve të zgjedhur vendor. 

Efekti i pritur

Fuqizimi i strukturave të qeverisjes vendore në Shqipëri nëpërmjet vendosjes së standardeve dhe administrimit të kapaciteteve mbi bazën e parimeve të mirë-qeverisjes.

Rezultatet e ndërmjetme

  • Institucionalizimi dhe qëndrueshmeria e procedurave dhe praktikave moderne të MBNJ në njësitë e qeverisjes vendore nëpërmjet krijimit të një portali ndërveprimi të administratës publike.
  • Zhvillimi i kapaciteteve të Departamentit të Administratës Publike (DAP) dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) për të koordinuar dhe menaxhuar më mirë proceset kryesore të MBNJ në nivel vendor për rekrutimin, menaxhimin e trajnimit dhe ciklin e vlerësimit të performancës.

Metodologjia e zbatimit kombinon një ndërhyrje të njëkohshme në nivel qendror dhe vendor për të siguruar efektin dhe qëndrueshmërinë e projektit dhe duke bërë të mundur pjesëmarrjen e balancuar të grave dhe burrave në të gjitha aktivitetet. Praktikat moderne të burimeve njerëzore do të konsolidohen përmes trajnimeve të dedikuara në nivel vendor dhe shpërndarjes së praktikave më të mira. Produktet e zhvilluara në bazë të ekspertizës së Këshillit të Evropës do të përshtaten me rrethanat vendore bazuar në një proces pjesëmarrës me shumë palë të interesuara.


Kohëzgjatja: 01/08/2017 – 31/07/2019

Buxheti: 718,182 Euro, kontribut i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim

Partnerët kryesorë:

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Qeveria e Shqipërisë, në veçanti DAP dhe ASPA
Njësitë e qeverisjes vendore

kontakt

Arben Qesku
00355 4 45 40 211
contact 


Dolora Gjokuta
00355 4 45 40 213
contact