Ekzekutimi i Vendimeve të GjEDNj

Projekti “Eliminimi i pengesave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore vendase / Sigurimi i zbatimit efektiv të vendimeve të gjykatave vendase” u ndërmor nga Departamenti i Ekzekutimit të Vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Kohëzgjatja e tij ishte 36 muaj, duke filluar që nga Janari 2009. Vendet ku u zbatua ky projekt ishin gjashtë: Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnje-Hercegovina, Moldavia, Serbia dhe Ukraina. Projekti u vu në zbatim në bashkëpunim me institucionet kombëtare respektive, ministritë e drejtësisë dhe financave, gjykatat e larta, gjyqtarët dhe përmbaruesit. Kostoja totale e projektit ishte 1.249.907 Euro, të Fondit të Trustit të të Drejtave të Njeriut.
Objektivat specifikë të projektit:
- Objektivi 1 - Identifikimi i pengesave të natyrës legjislative dhe praktike, të cilat pengojnë ekzekutimin e vendimeve të gjykatave vendase dhe hartimi i një plani veprimi
Ky objektiv do arrihej nëpërmjet:
Organizimit të një tryeze të rrumbullakët me përfaqësuesit e institucioneve përgjegjës për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të gjashtë vendeve, për të identifikuar problemet specifike të secilit prej vendeve (Një takim i përbashkët për të gjashtë vendet në fillim të projektit);
Organizimit të takimeve dypalëshe me institucionet vendase për të diskutuar çështjet e mbetura pezull prej reformave të ndërrmara në vendet respektive (Nga një në secilin prej vendeve, gjithsej gjashtë);
Organizimit të një tryeze të rrumbullakët përfundimtare ku të identifikohet progresi i arritur në lidhje me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore (Një takim i përbashkët për të gjashtë vendet në fund të projektit);
Organizimit të një seminari për t’u ofruar asistencë shteteve për të mbikëqyrur efektshmërinë e reformave të ndërmarra në nivel kombëtar, në mënyrë që të mund të bëhen përmirësime të mëtejshme në ligjet dhe procedurat respektive (Një takim i përbashkët për të gjashtë vendet);
- Objektivi 2 - Përmirësimi i bashkëveprimit të institucioneve vendase që janë përgjegjëse për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
Ky objektiv do të arrihej nëpërmjet:
Analizës nga ana e ekspertëve të praktikave aktuale (Nga një për secilin prej vendeve, gjithsej gjashtë);
Organizimit të takimeve midis institucioneve vendase dhe përfaqësuesve të Këshillit të Europës me qëllim koordinimin më të mirë të veprimeve dhe procedurave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore (Nga një në secilin prej vendeve, gjithsej gjashtë);
Hartimit të rekomandimeve për gjetjen e mekanizmave të koordinimit.
- Objektivi 3 - Përmirësimi i njohurive të nëpunësve përgjegjës mbi normat e vendosura nga Konventa Europiane për të Drejtat të Njeriut, në lidhje me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore vendase, si edhe për rëndësinë dhe pasojat e mosekzekutimit
Ky objektiv do arrihej nëpërmjet:
Organizimit të sesioneve të ndërgjegjësimit me funksionarë të rëndësishëm të institucioneve përgjegjës për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, me qëllim lehtësimin e adoptimit të një kulture të tolerancës zero ndaj mosekzekutimit të qëllimshëm të vendimeve të gjykatave. (Nga një në secilin prej vendeve, gjithsej gjashtë);
Organizimit të sesioneve të trajnimit për nëpunës të përzgjedhur, në varësi të problemeve specifike për çdo vend, duke përfshirë, por pa u kufizuar te gjyqtarët, prokurorët, përmbaruesit, punonjësit socialë dhe përfaqësuesit e ministrive të ndryshme, mbi kërkesat e KEDNJ në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, si edhe për rëndësinë dhe pasojat e mosekzekutimit. (Nga tre deri në gjashtë gjithsej);
Përkthimit dhe shpërndarjes nëpunësve respektivë të vendimeve të GJEDNJ mbi mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore vendase, memorandumeve mbi ekzekutimin e vendimeve, studimeve të praktikave më të mira, me qëllim lehtësimin e reformave të nevojshme për t’u ndërmarrë nga institucionet vendase.
- Objektivi 4 - Rritja e aftësive të institucioneve vendase për të ndërmarrë reforma.
Ky objektiv do të arrihej nëpërmjet ofrimit të ekspertizës teknike për çështje konkrete, ende të pazgjidhura nga institucionet vendase, të cilat mund të përfshijnë nevojën për marrjen e masave administrative ose rregulloreve të një karakteri të përgjithshëm (Rreth dy ekspertiza/studime për çdo vend);
Do të organizoheshin takime dypalëshe me institucione të veçanta që hasin vështirësi në adoptimin e masave të nevojshme për përmirësimin e procesit të ekzekutimit të vendimeve;
Të gjitha këto aktivitete janë të lidhura ngushtë dhe do të shërbenin për të përforcuar punën e Komitetit të Ministrave në mbikëqyrjen e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ. Si burim për verifikimin e progresit në adoptimin e masave të nevojshme, do të ishin vendimet e Komitetit të Ministrave në lidhje me të gjitha çështjet, si edhe Momorandumet, Rezolutat e Ndërmjetme apo Përfundimtare të miratuara për çështjet që janë në shqyrtim prej tij.

- Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri
- Instrumenti Horizontal për ballkanin Perëndimor dhe Turqinë - Faza I-rë
- Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ2)
- Veprimi kundër Krimit Ekonomik
- Lufta Kundër Bullizmit dhe Ekstremizmit në Sistemin Arsimor në Shqipëri
- Parandalimi dhe Lufta ndaj Diskriminimit me Bazë Orjentimin Seksual dhe Identitetin Gjinor në Shqipëri
- Mbështetje për Mjetet Juridike Kombëtare për Lehtësimin e Ekzekutimit të Vendimeve Të GJEDNJ (D-REX)
- Forcimi i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të të Burgosurve në Shqipëri
- Fuqizimi i Mbrojtjes së Pakicave Kombëtare në Shqipëri
- Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe Medias në Evropën Juglindore (JUFREX)
- iPROCEEDS
- Rritja e Efektivitetit të Sistemit Shqiptar të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe Anti-diskriminimit
- Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Bashkëpunimit mes të Zgjedhurve Vendorë në Shqipëri - Faza II
- Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Rajonale në Shqipëri - Faza I
- Mbështetje për Efikasitetin e Drejtësisë – SEJ
- Promovimi i të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtja e Minoriteteve në Evropën Juglindore
- Lufta Kundër Diskriminimit mbi Bazën e Orientimit Seksual apo Identitetit Gjinor
- Promovimi i Lirisë së Shprehjes dhe Informacionit dhe Liria e Mediave në Evropën Juglindore
- Mbështetje Rajonale për Arsimin Gjithpërfshirës
- Projekti kundër Korrupsionit në Shqipëri
- Ekzekutimi i Vendimeve të GjEDNj
- Mbështetje për Trajnimin e Administratës Gjyqësore në Shqipëri
- Mbrojtja e të Dhënave Personale brenda kuadrit të sistemit të Regjistrit Civil në Shqipëri
- Mbështetje për Qendrueshmërinë e Shkollës së Magjistraturës
- Projekti PROSECO: mbështetje për Rrjetin e Prokurorëve në Evropën Jug-Lindore
- Mbështetje për Institucionet sociale në Rajonin e Ballkanit Perëndimor

+355 4 45 40 201