Duke qënë pjesë e kuadrit programor të Bashkimit Europian dhe Këshillit të  Europës “Mbështetja Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”(Mbeshtetja Horizontale), Këshilli i Europës do të zbatojë projektin “Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Shqipëri”, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Administrates së Burgjeve dhe me institucione të tjera përkatese dhe partnere, duke përfshirë edhe shoqerinë civile, aktive në fushën penitenciare.

Duke qënë palë e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ)– (http://www.echr.coe.int) si dhe e Konventës Europiane për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor ose Poshtërues (KPT) – (http://www.cpt.coe.int),  Shqiperia është e detyruar të eliminojë torturën dhe forma të tjera të dënimimeve çnjerëzore dhe poshtëruese. Jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut  dhe konstatimet e Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor ose Poshtërues (KPT) gjatë vizitave në vend, theksojnë nevojën që Administrata e Burgjeve dhe institucione të tjera përkatese në Shqipëri të shtojnë përpjekjet për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të burgosurve dhe të mbeshtesin rehabilitimin e tyre (në mënyrë që të integrohen në shoqeri pas lirimit), për të reduktuar recidivizmin.

Projekti do të përqendrohet në forcimin e kapaciteteve të stafit të burgjeve, përfshirë stafin menaxhues dhe ate shëndetësor, për të zbatuar standartet e të drejtave të njeriut në punën e tyre të përditshme. Për këtë qëllim, do të behet nje vlerësim i pergjithshem i kompetencave të stafit të burgjeve, duke u fokusuar në marrjen ne punë dhe trajnimin e tij, i nivelit të kujdesit shëndetësor të te burgosurve, i planit individual të dënimit dhe regjimit (bazuar në rreziqet dhe nevojat) dhe i garancive mbrojtëse ndaj keqtrajtimit. Ky vlerësim i pergjithshëm do të shoqerohet me rekomandime specifike te cilat do te mbeshtesin zbatimin e plotë të projektit.

Projekti do të zbatohet dëri më 30 Shtator 2018 dhe ka një buxhet total prej 654 000 EUR.

 

Objektivi i Projektit

Objektivi kryesor i projektit është që të forcojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të burgosurve në Shqipëri.  Ky objektiv do të realizohet nëpërmjet rezultateve të pritëshme  si më poshtë:

  • Rritja e profesionalizmit të stafit të burgjeve për të siguruar një mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut të të burgosurve ;
  • Zbatimi i planit individual të dënimit dhe përcaktimi i regjimit për kategori të ndryshme të të burgosurve,  bazuar në vlerësimin  e nevojave dhe rreziqeve;
  • Përmirësimi i kujdesit shëndetësor, përfshirë edhe kujdesin e shëndetit mendor, si dhe zbatimi  i etikës mjekësorë në burgje;
  • Ngritja e një sistemi efikas ankimimi si edhe forcimi i inspektimit qeveritar dhe monitorimit të pavarur.

 

Konteksti

Më 11 Prill 2016, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland, dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatave te Zgjerimit, Johannes Hahn, njoftuan një iniciativë të re bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave me qëllim që të mbështesin Europën Juglindore dhe Turqinë në përpjekjet e tyre për të zbatuar standartet Europiane. Iniciativa titullohet Mbështetja Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës (Mbështetja Horizontale). Ky eshtë një program tre vjeçar (Maj 2016 – Maj 2019), qe fokusohet në tre fusha: sigurimi i drejtësisë, lufta ndaj krimit ekonomik si dhe lufta ndaj diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve vulnerabël. Programi ka një buxhet prej €25 miljon, prej të cilit €20 miljon janë dhënë nga Bashkimi Europian dhe €5 miljon nga Këshilli i Europës. Nëpërmjet Mbështetjes Horizontale Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës do të ndihmojne Europen Juglindore dhe Turqine të zbatojnë standartet e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian acquis, nëpërmjet një  qasjeje të dyanëshme dhe komplimentare të bashkëpunimit teknik dhe ofrimit të ekspertizës. Mbeshtetja Horizontale bazohet në metodat unike të punës së Këshillit të Europës ku aktivitetet e bashkëpunimit teknik përcaktohen në mënyrë konkrete në bazë të konkluzioneve dhe rekomandimeve të institucioneve monitoruese të Këshillit të Europës dhe fokusohen në fushat  ku nevojiten përmirësime në legjislacion dhe politika për të vepruar në perputhje me standartet e Organizatës.

 

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.