Një trajnim tre-ditor i mbajtur në Tiranë forcoi kapacitetet e stafit penitenciar në Shqipëri për të zbatuar programe rehabilitimi dhe riintegrimi për të dënuarit. Trajnimi mblodhi së bashku 24 pjesëmarrës, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, stafin nga Qendra e Trajnimit për stafin e burgjeve, Kreun e policisë së burgjeve dhe drejtuesit e seksioneve sociale nga shtatë IEVP në të gjithë Shqipërinë.
Nisma mbështetet më tej në suportin e Këshillit të Evropës që nga viti 2014, duke ndihmuar shërbimin penitenciar në Shqipëri të miratojë një qasje të Menaxhimit të Integruar të Dënimeve. Kjo kombinon dy metodologji plotësuese - Klasifikimin e Brendshëm dhe Menaxhimin e Rasteve, të bazuara në modelin pro-social penitenciar, i cili promovon një mjedis mbështetës dhe të orientuar drejt komunitetit ku inkurajohen sjelljet pozitive si respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi dhe përgjegjësia personale.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit eksploruan praktikat më të mira evropiane në menaxhimin e rasteve në burgje, shqyrtuan përvojat e pilotimit të Klasifikimit të Brendshëm në katër IEVP shqiptare dhe diskutuan strategji të përshtatura për të përmirësuar rehabilitimin e të dënuarve.
Si rezultat i trajnimit, pjesëmarrësit hartuan plane veprimi për të pilotuar metodologjinë e Menaxhimit të Rasteve në dy IEVP midis Korrikut dhe Shtatorit 2026, me qëllim zgjerimin e kësaj qasje në ambiente të tjera. Trajnimi në vendin e punës nga stafi i trajnuar, i mbështetur nga Qendra e Trajnimit, do të sigurojë që këto reforma të jenë të qëndrueshme dhe të integruara në operacionet e përditshme të burgjeve.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal per Ballkanin Perendimor dhe Turqine dhe Projektit të tij Forcimi i te drejtave te njeriut per personat e denuar ne Shqiperi.


