"Mbështetje Rajonale për Arsimin Përfshirës" është një projekt rajonal për Evropën Juglindore. Ai synon të rrisë përfshirjen sociale dhe kohezionin social në rajon (në përputhje me angazhimet e përfituesve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe standardet e Këshillit të Evropës), duke nxitur arsimimin dhe trajnimin gjithëpërfshirës në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Serbi, "ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosova*".

Projekti promovon konceptin e arsimit gjithëpërfshirës si një parim të reformës që respekton dhe mat diversitetin midis të gjithë nxënësve, me një fokus të veçantë në ata që janë në një rrezik më të lartë të margjinalizimit dhe përjashtimit.

Për të rritur të kuptuarit e të mirave të arsimit gjithëpërfshirës, aktivitete janë përqëndruar në 49 shkolla ​​pilot (7 për përfitues: 3 fillore, 2  të mesme të përgjithshme dhe 2 të mesme profesionale). Përvojat e fituara nga këto shkolla pilot do të sigurojnë politikëbërësit me sugjerime të forta se si të përshkallëzojnë praktikat efektive të identifikuara. Kjo do tu mundësojë atyre që të kujdesen për diversitetin social në rritje dhe për një shoqëri më gjithëpërfshirëse - për të mirën e të gjithëve.

Ndërsa fokusohet në shkollat ​​pilot, në të njëjtën kohë projekti do të drejtohet edhe në nivel rajonal, duke theksuar rolin e arsimit dhe trajnimit në promovimin e përfshirjes sociale, tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe mosdiskriminimit në Europën Juglindore si një të tërë.

Një qasje rajonale e arsimit gjithëpërfshirës është e justifikuar edhe për shkak të ngjashmërisë së konteksteve shoqërore, politike, ekonomike dhe problemet e përbashkëta që ndajnë vendet e Evropës Juglindore. Në veçanti, sistemet e arsimit kanë struktura të ngjashme dhe janë duke kaluar nëpër reforma të ngjashme, të gjithë duke luftuar për të siguruar mundësi të barabarta për nxënësit  e grupeve të ndryshme. Këta faktorë të përbashkët, së bashku me nevojat dhe prioritetet e ngjashme, si dhe burimet e kufizuara, tregojnë se bashkëpunimi rajonal, shkëmbimi i përvojës dhe mësimit mund të nxisin zbatimin më efikas të arsimit gjithëpërfshirës në nivel kombëtar, teksa ofrojnë ekonomi  të shkallës të konsiderueshme.

* Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe mendimin e ICJ mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

projekte të mëparshme projekte të mëparshme
Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail