Në bazë të rezultateve të projektit për Përforcimin e Strukturave Vendore dhe Rajonale në Shqipëri (Faza I),  të zbatuar nga Këshilli i Evropës nga 2009 deri në fillim të  2012, u hartua në vazhdimësi projekti i ri “Fuqizimi i Strukturave Vendore dhe Bashkëpunimit mes të Zgjedhurve Vendorë në Shqipëri – Faza II (2012 – 2015) (“Projekti”), me synim nxitjen e demokracisë vendore dhe rajonale dhe mbështetjen e mëtejshme për përforcimin e strukturave të qeverisjes vendore.

Në këtë kontekst, Bashkëpunimi Ndërvendor (BNV), Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, (MBNj), bashkëpunimi dhe ndërtimi i kapaciteteve të të zgjedhurve vendorë janë identifikuar si fushat kyçe, ku nevojiten përpjekje të tjera në konsolidimin e legjislacionit dhe praktikave për fuqizimin e qeverisjes vendore the rajonale në Shqipëri.

 

Objektivi

Fuqizimi i strukturave të qeverisjes vendore dhe  rajonale dhe përforcimi i bashkëpunimit mes të zgjedhurve vendorë në Shqipëri, me qëllim që të sigurohet një decentralizim dhe qeverisje vendore e efektshme, në përputhje me parimet e mishëruara  në Kartën Evropiane të Vetë-Qeverisjes Vendore.

Projekti është konceptuar si një ndërhyrje e konsoliduar me dy linja veprimi:

 

Linja e veprimit I – Mbështetje për fuqizimin e strukturave të qeverisjes vendore në Shqipëri për:

  • përmirësimin e kushteve dhe nxitjen e zbatimit të nismave të Bashkëpunimit Ndërvendor (BNV) mes Njësive të Qeverisjes Vendore në Shqipëri (NjQV));
  • krijimin e standardeve për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (MBNj) sipas  kërkesave të legjislacionit shqiptar

 

Linja e veprimit II – Krjimi i një platforme pluraliste dhe të unifikuar dialogu për të zgjedhurit vendorë në Shqipëri e cila synon:

  • nxitjen e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit të efektshëm mes përfaqësuesve të zgjedhur vendorë dhe rajonalë;
  • mbështetjen e NjQV-ve për hartimin  e një platforme të unifikuar, pluraliste e gjithë-përfaqësuese, e cila do t’u mundësojë NjQV-ve përfshirjen në dialog politik me qeverinë qendrore.
  •  

Rezultatet dhe produktet

Për Linjën e Veprimit I

  • kuadër ligjor i përmirësuar për nismat e BNV; Njohuri dhe ndergjegjësim i rritur mbi  BNV-të, përparësitë dhe rreziqet që mbartin ato; nisma të BNV të zbatuara,  në shërbime të ndryshme publike, në të paktën 10 NjQV; praktikat më të mira të BNV të përhapura në nivel kombëtar;
  • instrumentet e MBNj të përshtatura dhe zbatuara në NjQV-të pilote; asistencë e dhënë në hartimin e akteve nënligjore që bazohen dhe përfshihen në kuadrin e ligjit (të ri) për statusin e nëpunësit civil, duke u përqëndruar, posaçërisht, tek administrata e njësive të qeverisjes vendore.

 

Për Linjën e Veprimit II

  • një platformë operacionale dialogu dhe diskutimi mes NjQV-ve për çështjet me interes të përbashkët dhe reformat e decentralizmit të vendosura dhe të formalizuara;
  • marrëveshje e arritur e mes NjQV-ve për një vizion të njëjtë, objektiva bashkëpunimi dhe mjete të përshtatshme me synim  fuqizimin e ndikimit politik dhe social të qeverisjes vendore.
  • NjQV-të janë konsultuar dhe të përfaqësuar në proceset politike, përmes negocimit me qeverinë qendrore për çështje që lidhen me decentralizimin

Kohëzgjatja: 01.10.2012 – 31.12.2015

Kontributi i Bashkëpunimit Zviceran: 1’480'000 Euro

Kontributi i Këshillit të Evropës: 443’000 Euro

Partnerët kryesorë:
Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Qeveria e Shqipërisë
Njësitë e qeverisjes vendore dhe shoqatat e tyre

kontakt

Arben Qesku
00355 4 45 40 211
contact 


Dolora Gjokuta
00355 4 45 40 213
contact

projekte të mëparshme