Objektivi i përgjithshëm i projektit "Promovimi i lirisë së shprehjes dhe informacionit, dhe i lirisë së medias në Evropën Juglindore (EJL)" është të zhvillojë garancitë ligjore dhe institucionale për lirinë e shprehjes, cilësi më të lartë të gazetarisë dhe një media pluraliste në EJL, në përputhje me standartet e KiE.

Objektivat specifike të projektit janë:

  • Përputhja e ligjeve, rregulloreve dhe prakikave me standartet e Këshillit të Europës në fushën e lirisë së shprehjes;
  • Forcimi i pavarësisë dhe eficencës së autoriteteve përgjegjëse për rregullimin e transmetimeve audiovizuale;
  • Zhvillimin e qasjes profesoionale, përgjegjshmërisë dhe respektimit të rregullave të etikës në gazetari.

Ky është një projekt rajonal që mbulon: Shqipërinë, Bosnje- Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë, ish republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovën*. Përmes aktiviteteve të tij rajonale, projekti synon të adresojë problement dhe sfidat e përbashkëta të vendeve përfituese dhe të ndihmojë shkëmbimin e eksperiencave, bashkëpunimin, krijimin e rrjeteve dhe sinergjive në fusha si: arsimimi dhe trajnimi i gazetarëve, vetë- rregullimi  dhe rregullimi i transmetimeve, transapranca dhe pronësia e mediave.

*”Të gjitha referencat për Kosovën, qoftë për territorin, institucionet apo popullsinë, në këtë tekst do të kuptohen në pajtueshmëri të plotë me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 dhe pa paragjykim ne lidhje me statusin e Kosovës”

projekte të mëparshme
Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail