Back Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës përshëndet ceremoninë e çmimeve të indeksit LGBTIQ

© HeadHunter

© HeadHunter

Duke treguar mbështetjen e Këshillit të Evropës në promovimin e një mbrojtjeje efektive kundër diskriminimit mbi bazë të orientimit seksual ose identitetit gjinor në punësim dhe profesion, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukirch, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimeve për Indeksin e Barazisë për LGBTIQ 2017. Ngjarja Gala për vlerësimin e dhjetë kompanive u organizua nga Grupi HeadHunter më 5 shtator në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Ky event mblodhi përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse, organizatave ndërkombëtare, institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe medias. Në vitin e tij të dytë, indeksi përfshiu mbi 109 kompani duke vendosur kështu një bazë të fortë në promovimin e standardeve kundër diskriminimit në vendin e punës për komunitetin LGBTI dhe më gjerë.

Teksa i jepte çmimin e argjendtë kompanisë ABCOM, Z. Neukirch theksoi se "Ndërkohë që është shumë e rëndësishme për organizatat ndërkombëtare dhe shtetet anëtare të tyre të vendosin standarde dhe të miratojnë masa legjislative për promovimin e të drejtave të personave LGBTI, është akoma më e rëndësishme që institucionet private dhe publike t'i zbatojnë ato". Ai përgëzoi të gjitha kompanitë pjesëmarrëse që ishin pjesë e kësaj iniciative duke bërë thirrje për pjesëmarrje edhe më të gjerë në vitin 2018.

Gjatë viteve të fundit, Këshilli i Evropës ka ndihmuar përpjekjet e autoriteteve shqiptare në përafrimin e politikave, legjislacionit dhe praktikave të brendshme me standardet evropiane. Në vijim të ndihmës së saj në hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për LGBTI (miratuar në maj 2016), një projekt i BE/KiE-së pjesë e paketës së quajtur “Instrumenti Horizontal”, synon ndër të tjera ndërtimin e kapaciteteve të autoriteteve për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit; Përmirësimi i hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTI; Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi diskriminimin e pësuar nga njerëz LGBTI në vend. Në Rekomandimin e tij (2010)5 mbi masat për të luftuar diskriminimin mbi bazë të orientimit seksual ose identitetit gjinor, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evrp[ës ka ofruar, ndër të tjera, rekomandime për barazinë në vendin e punës në lidhje me orientimin seksual ose identitetin gjinor.

Tiranë 8 shtator 2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page