Back Nga Siria, tek Ri-integrimi: Mbështetje të Dënuarve për Ekstremizëm të Dhunshëm në Sistemin e Provës në Shqipëri

Julinda Manja & Roland Sulika

Julinda Manja & Roland Sulika

Me rrobat e saj të errëta, Fatime* qëndron e ulur në heshtje, duket sikur nuk ka interes për asnjë bisedë dhe pret me padurim të takojë Oficerin e saj të Provës në Tiranë. Çdo tre muaj, ajo duhet të paraqitet dhe të diskutojë progresin e saj me autoritetet e provës. Ajo është një nga nëntë gratë që u kthyen në tetor 2024 pas shumë vitesh në Siri, ku ajo u gjend në një konflikt larg atdheut të saj, duke mbijetuar vështirësi të paimagjinueshme. Tani, si nënë, vajzë dhe e dënuar e ekstremizmit të dhunshëm, Fatime përballet me sfidën e madhe të ri-integrimit nën mbikëqyrjen e Shërbimit Shqiptar të Provës. Kthimi i saj, së bashku me tetë gra të tjera, shënon një hap të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Për vite me radhë, gratë si ajo shiheshin vetëm si viktima, të cilat kishin nevojë për kujdes psikologjik dhe mbështetje, në vend të ndjekjes penale. Megjithatë, me përkufizimet ligjore që tashmë janë zhvilluar dhe sqaruar, Fatime u dënua me shërbim prove — një sanksion dhe masë komunitare, që përfshin edhe ndihmën për përfshirjen sociale të të dënuarit.

Vendimi për të dënuar te burgosurit e ekstremizimit të dhunshëm nën regjimin e provës është një qasje progresive dhe humane ndaj drejtësisë dhe ri-integrimit në komunitet. Duke njohur se rehabilitimi dhe ri-integrimi efektiv kërkojnë më shumë se sa burgosjen, autoritetet shqiptare, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, kanë qenë të parët që kanë zhvilluar mjete dhe programe të duhura për të mbështetur te burgosurit e ekstremizmit të dhunshëm në proceset e tyre të rehabilitimit dhe ri-integrimit efektiv.

Roland Sulika, oficer prove në Mat, është një nga ata që ka marrë pjesë në aktivitetet e specializuara për ngritjen e kapaciteteve mbi menaxhimin dhe rehabilitimin e të burgosurve të ekstremizmit të dhunshëm, në kuadër të projektit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Fuqizimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit.” Suli thekson rëndësinë e pajisjes së stafit të provës me mjete të avancuara për vlerësimin e shenjave të mundshme të radikalizimit dhe përshtatjen e programeve individuale të ndërhyrjes. Ai thekson se këto instrumente janë thelbësore për vlerësimin e nevojave unike dhe faktorëve që ndikojnë në rehabilitimin dhe integrimin e secilit individ. “Një mjet që bie në sy është Plani i Trajtimit Individual. Ai i shton thellësi qasjes sonë, duke siguruar që ndërhyrjet të mos jenë vetëm reaguese, por edhe proaktive dhe gjithëpërfshirëse,” tregon ai. Për Rolandin, trajnimi ishte transformues, duke përmirësuar si njohuritë teknike ashtu edhe vetëbesimin profesional.

Trajnerja Julinda Manja, inspektore prove në Tiranë dhe një nga oficeret e para që nisi programin aktual të trajnimit, nënvizon rëndësinë e diferencimit mes grave të burosura të ekstremizmit të dhunshme në provë dhe atyre në ambiente penitenciare. “Fillimisht, kjo qasje e riintegrimit ishte e lidhur vetëm me sistemin penitenciar, por ne lobuam për zhvillimin e saj edhe brenda Shërbimit të Provës, duke njohur veçantitë, sidomos për gratë e kthyera nga Siria,” shpjegon ajo. Me mbështetjen e Këshillit të Evropës, Shërbimi i Provës tashmë ka zhvilluar dhe testuar me sukses mjetet e reja të përshtatura posaçërisht për këtë kategori të dënuarish. “Që nga integrimi gradual i këtyre instrumenteve, ndjeshmëria dhe bashkëpunimi me këtë komunitet është rritur dukshëm. Në fillim kishte skepticizëm dhe distancë, por sot komunikimi me ta është shumë më i lehtë,” pranon Julinda. Ndërhyrjet tashmë janë duke u zgjeruar, duke u fokusuar jo vetëm te gratë e kthyera, por edhe tek familjet e tyre, të cilat gjithashtu mund të jenë në rrezik. Mësojmë se në disa bashki, siç është Mati, një grup pune me aktorë të ndryshëm, i udhëhequr nga prefekti vendor, mblidhet çdo tremujor për të shqyrtuar menaxhimin e të burgosurve të ekstremizmit të dhunshëm, vlerësimin e rreziqeve përkatëse dhe adresimin e rasteve të reja. Këto takime nxjerrin në pah një mësim të rëndësishëm: se ri-integrimi i suksesshëm kërkon bashkëpunimin e aktorëve të ndryshëm si dhe përdorimin e mjeteve dhe metodologjive të duhura të përshtatura specifikisht për institucionet.

Ndërkohë që aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve vazhdojnë, mjetet dhe metodologjitë e Këshillit të Evropës, të përshtatura për shërbimin e provës, po sigurojnë një ri-integrim gradual në shoqëri për të burgosurit e ekstremizmit të dhunshëm. Për Fatimen dhe gratë si ajo, kjo qasje nënkupton njohjen e tyre jo vetëm si ish-të dënuara, por si individë që meritojnë dinjitet dhe ndihmë në rrugën e tyre për t’u rikthyer në jetën e komunitetit.

 

 



*Emri është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e subjektit.

 

Tiranë / Shqipëri 4 Maj 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Duke qënë pjesë e kuadrit programor të Bashkimit Europian dhe Këshillit të  Europës “Mbështetja Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”(Mbeshtetja Horizontale), Këshilli i Europës do të zbatojë projektin “Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Shqipëri”, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Administrates së Burgjeve dhe me institucione të tjera përkatese dhe partnere, duke përfshirë edhe shoqerinë civile, aktive në fushën penitenciare.

Duke qënë palë e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ)– (http://www.echr.coe.int) si dhe e Konventës Europiane për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor ose Poshtërues (KPT) – (http://www.cpt.coe.int),  Shqiperia është e detyruar të eliminojë torturën dhe forma të tjera të dënimimeve çnjerëzore dhe poshtëruese. Jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut  dhe konstatimet e Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor ose Poshtërues (KPT) gjatë vizitave në vend, theksojnë nevojën që Administrata e Burgjeve dhe institucione të tjera përkatese në Shqipëri të shtojnë përpjekjet për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të burgosurve dhe të mbeshtesin rehabilitimin e tyre (në mënyrë që të integrohen në shoqeri pas lirimit), për të reduktuar recidivizmin.

Projekti do të përqendrohet në forcimin e kapaciteteve të stafit të burgjeve, përfshirë stafin menaxhues dhe ate shëndetësor, për të zbatuar standartet e të drejtave të njeriut në punën e tyre të përditshme. Për këtë qëllim, do të behet nje vlerësim i pergjithshem i kompetencave të stafit të burgjeve, duke u fokusuar në marrjen ne punë dhe trajnimin e tij, i nivelit të kujdesit shëndetësor të te burgosurve, i planit individual të dënimit dhe regjimit (bazuar në rreziqet dhe nevojat) dhe i garancive mbrojtëse ndaj keqtrajtimit. Ky vlerësim i pergjithshëm do të shoqerohet me rekomandime specifike te cilat do te mbeshtesin zbatimin e plotë të projektit.

Projekti do të zbatohet dëri më 30 Shtator 2018 dhe ka një buxhet total prej 654 000 EUR.

 

Objektivi i Projektit

Objektivi kryesor i projektit është që të forcojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të burgosurve në Shqipëri.  Ky objektiv do të realizohet nëpërmjet rezultateve të pritëshme  si më poshtë:

  • Rritja e profesionalizmit të stafit të burgjeve për të siguruar një mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut të të burgosurve ;
  • Zbatimi i planit individual të dënimit dhe përcaktimi i regjimit për kategori të ndryshme të të burgosurve,  bazuar në vlerësimin  e nevojave dhe rreziqeve;
  • Përmirësimi i kujdesit shëndetësor, përfshirë edhe kujdesin e shëndetit mendor, si dhe zbatimi  i etikës mjekësorë në burgje;
  • Ngritja e një sistemi efikas ankimimi si edhe forcimi i inspektimit qeveritar dhe monitorimit të pavarur.

 

Konteksti

Më 11 Prill 2016, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland, dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatave te Zgjerimit, Johannes Hahn, njoftuan një iniciativë të re bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave me qëllim që të mbështesin Europën Juglindore dhe Turqinë në përpjekjet e tyre për të zbatuar standartet Europiane. Iniciativa titullohet Mbështetja Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës (Mbështetja Horizontale). Ky eshtë një program tre vjeçar (Maj 2016 – Maj 2019), qe fokusohet në tre fusha: sigurimi i drejtësisë, lufta ndaj krimit ekonomik si dhe lufta ndaj diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve vulnerabël. Programi ka një buxhet prej €25 miljon, prej të cilit €20 miljon janë dhënë nga Bashkimi Europian dhe €5 miljon nga Këshilli i Europës. Nëpërmjet Mbështetjes Horizontale Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës do të ndihmojne Europen Juglindore dhe Turqine të zbatojnë standartet e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian acquis, nëpërmjet një  qasjeje të dyanëshme dhe komplimentare të bashkëpunimit teknik dhe ofrimit të ekspertizës. Mbeshtetja Horizontale bazohet në metodat unike të punës së Këshillit të Europës ku aktivitetet e bashkëpunimit teknik përcaktohen në mënyrë konkrete në bazë të konkluzioneve dhe rekomandimeve të institucioneve monitoruese të Këshillit të Europës dhe fokusohen në fushat  ku nevojiten përmirësime në legjislacion dhe politika për të vepruar në perputhje me standartet e Organizatës.

 

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.