Back Njoftim për median

“Mbështetja e mjeteve të brendshme për zbatimin efektiv të vendimeve të GjEDNj-së dhe atyre të brendshme”
Njoftim për median

Më 5 Prill 2017 projekti i ri i Këshillit të Evropës “Mbështetja e mjeteve të brendshme për zbatimin efektiv të vendimeve të  GjEDNj-së dhe atyre të brendshme” filloi aktivitetin e tij me mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit (KD). Ky projekt vjen si pjesë e kuadrit bashkëpunues të “Horizontal Facility” për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, si dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës. Qëllimi i projektit është të përmirësojë aftësitë e sistemit gjygjësor për të zbatuar jurisprudencën e GjEDNJ-së në nivel kombëtar. Gjithashtu ai ka për qëllim të aftësojë profesionistët në fushën e ligjit të zbatojnë me efektivitet masat që lehtësojnë zbatimin e vendimeve gjygjësore të brendshme duke adresuar në veçanti zgjatjen e proceseve gjygjesore përtej afatit të arsyeshëm, sfidat që lidhen me procesin e kthimit/kompensimit të pronave, si dhe sfidat për të garantuar një proces të rregullt ligjor në çështjet penale. Projekti do të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën e Shtetit, Agjensnë për Trajtimin e Pronave, Shkollën e Magjistraturës, Shkollën e Avokatisë, Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë e Përgjithsme dhe Gjykatën e Lartë. 

Claus Neukirch, Kreu i Zyrës së Këshilit të Evropës në Tiranë, dhe Yngve Engstrom, Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, mbajtën fjalët e hapjes në këtë aktivitetit. Duke theksuar nevojën për përpjekje më të mëdha në nivel kombëtar në mënyrë që të aplikohet me efektshmëri parimi i subsidiaritetit, Z. Neukirch tha se projekti i ri ka për qëllim të përmirësojë sistemin gjygjësor kombëtar për zgjidhjen e çështjeve në nivelin institucional më të afërt për qytetarët, duke rikthyer kështu besimin e publikut tek sistemi  gjygjësor.  Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Z. Engstrom theksoi rëndësinë e të drejtës së pronës, duke thënë se nëse çështjet e pronave nuk zgjidhen në mënyrën e duhur ato pengojë zhvillimin ekonomik të vendit. Ai nënvizoi se këto çështje janë të lidhura me reformën në drejtësi si dhe zbatimin e të drejtave të njeriut, pra janë prioritete kryesore për integrimin evropian të Shqipërisë. 

Suranga Soysa, Koordinator i Projektit, Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut dhe Shtetit të së Drejtës në Strasburg, prezantoi draft termat e referencës të Komitetit Drejtues të Projektit dhe bëri një përmbledhje të projektit me tre komponentët e tij. Ndërsa Antuen Skënderi, Oficere e Lartë e Projektit në Tiranë, prezantoi planin e punës dhe aktivitetet prioritare për periudhën e ardhshme të zbatimit. Stafi i projektit e trajtoi këtë aktivitet si një platformë diskutimesh me institucionet përfituese dhe së bashku modeluan aktivitetet në përputhje me objektivat e projektit si edhe nevojat e institucioneve përfituese.

Tiranë 6 prill 2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Si pjesë e kuadrit të bashkëpunimit midis Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Horizontal Facility” për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Këshilli i Evropës po zbaton projektin “Mbështetja e mjeteve të brendshme për zbatimin efektiv të vendimeve të  GjEDNj-së dhe atyre të brendshme” në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë, Zyrën e Avokaturës së Shtetit, Agjensinë e Trajtimit të Pronave, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, Shkollën e Magjistraturës,  Shkollën e Avokatisë, si dhe shoqërinë civile të angazhuar në këtë fushë. 

Më datë 1 Janar 2017, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) numëroi 504 raste të regjistruara nga Shqipëria. Gjatë vitit 2016, Gjykata trajtoi 66 çështje të Shqipërisë, ku 44 prej tyre u shpallën të papranueshme ose u pushuan. Gjykata dha 10 vendime (në lidhje me 22 raste), ku u identifikua të paktën një shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj). Për rrjedhojë si pjesë e këtij projekti, do të kryhet një vlerësim i cili do të pasojë me hartimin dhe zbatimin e programeve trajnuese mbi standartet e KEDNj-së. Në vijim të rekomandimeve të Progres Raportit të BE-së 2016, kapitulli 23, projekti gjithashtu mbështet rishikimin e mjeteve të brendshme për të siguaruar zbatimin me efektshmëri të vendimeve gjyqësore si dhe të atyre administrative.

Projekti do të zgjasë për 20 muaj duke filluar nga data 1 Janar 2017. Buxheti i projektit është 700.000 Euro.

Objekti i Projektit

Objekti i përgjithshëm i Projektit synon të përmirësojë aftësitë e sistemit gjyqësor për të zbatuar jurisprudencën e GjEDNj-së në nivel kombëtar, si dhe për të aftësuar profesionistët në fushën e  ligjit të zbatojnë me efektivitet masat që lehtësojnë zbatimin e vendimeve gjyqësore të brendshme. Projekti adreson në veçanti zgjatjen e proceseve gjyqësore përtej afatit të arsyeshëm    (Komponenti 1), sfidat e lidhura me procesin e kthimit/kompensimit të pronave (Komponenti 2), si dhe procesin e rregullt ligjor në çështjet penale (Komponenti 3).

Objektivat specifike për komponentët e projektit do të arrihen në përmbushje të këtyre rezultateve të pritshme:

Rezultatet e pritshme për komponentin 1

  • Identifikimi i mangësive në lidhje me moszbatimin e gjykimeve te brendshme dhe tejzgjatjen e  procedurave, si dhe propozimi i mjeteve të brendshme efektive;
  • Rritja e kapaciteteve të Shkollës së Magjistraturës për të hartuar dhe zbatuar kurrikula trajnimi mbi të drejtat dhe standartet evropiane për drejtat e njeriut;
  • Zhvillimi i mëtejshëm i aftësive të profesionistëve në fushën e ligjit për të interpretuar dhe zbatuar dispozitat e Nenit 6§1 të KEDNj-së.

Rezultatet e pritshme për komponentin 2

  • Dhenia e asistencës teknike për të mundësuar që mekanizmi për ekzekutimin e vendimeve në lidhje me kompensimin ose kthimin e pronave të jetë i qartë dhe efektiv;  
  • Vlerësimi i masave legjislative në lidhje me moszbatimin e vendimeve gjyqësore dhe administrative për çështjet që lidhen me kthimin/kompensimin e pronave;
  • Përmirësimi i njohurive të profesionistëve në fushën e ligjit mbi zbatimin e vendimeve që lidhen me kthimin/kompensimin e pronave.

Rezultatet e pritshme për komponentin 3

  • Ofrimi i asistencës teknike dhe propozimeve për amendimet e mundshme në legjislacionin penal mbi rishikimin/ rihapjen e proceseve penale në rastet e shkeljes së procesit të rregullt ligjor;
  • Forcimi i kapaciteteve të Shkollës së Magjistraturës për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për rihapjen e proceseve penale në përputhje me procesin e rregullt ligjor;
  • Rritja e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të zbatuar kërkesat e Nenit 6 të KEDNJ-së dhe jurisprudencën e GjEDNj-së në lidhje me rihapjen e proceseve penale në përputhje me procesin e rregullt ligjor.  

 


Broshura e projektit në anglisht
Broshura e projektit në shqip

 

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.

 

kontakte
 

Kejsi ZIU
Oficere e Lartë Projekti
+355 4 45 40 222
E-mail


Edlira AGOLLI
Asistente Projekti
+355 4 45 40 212
E-mail