Back Konkluzionet e Komitetit Evropian për të Drejtat Sociale mbi të drejtat në punë

Konkluzionet e Komitetit Evropian për të Drejtat Sociale mbi të drejtat në punë

Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale (ECSR) publikoi dje Konkluzionet e tij për vitin 2022 ndaj 33 shteteve mbi nenet e Kartës Sociale Evropiane në lidhje me të Drejtat e Punës.
Në kuadër të procedurës së raportimit, ECSR miratoi 611 konkluzione: 255 konkluzione për përputhje me Kartën dhe 245 konkluzione për mospërputhje me të. Në 111 raste, ECSR nuk ishte në gjendje të vlerësonte situatën për shkak të informacionit të pamjaftueshëm (“shtyrje”).

Në kuadrin e të drejtës për kushte të drejta pune, ECSR konstatoi se në disa vende ligji nuk garanton të drejtën e orëve të arsyeshme javore të punës për kategori të caktuara punëtorësh dhe vuri në dukje se në disa punë dita e punës mund të kalojë 16 orë dhe madje të arrijë deri në 24 orë.
Në shumë vende, ECSR arriti në përfundimin se puna e kryer në një festë publike nuk kompensohet në mënyrën e duhur dhe se e drejta e të gjithë punëtorëve për pushime publike me pagesë nuk është e garantuar. Gjithashtu në disa vende punëtorët që vuajnë nga sëmundje ose lëndime gjatë pushimeve nuk kanë të drejtë të marrin ditët e humbura në një moment tjetër.

Informacioni i dhënë ECSR-së mbi shpërblimin e drejtë ka treguar se në një sërë vendesh paga minimale statutore ose pagat më të ulëta të përcaktuara me marrëveshje kolektive ishin shumë të ulëta në krahasim me pagën mesatare dhe se nuk siguronin një standard të mirë jetese.

Në lidhje me detyrimin e shteteve për të nxitur konsultimin e përbashkët ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve, ECSR ka vënë në dukje promovimin e pamjaftueshëm të marrëveshjeve kolektive dhe kufizimet në të drejtën për negociata kolektive në emër të një kategorie të caktuar punëtorësh.

ECSR konstatoi, në disa raste, se punëtorëve nuk u jepet e drejtë efektive për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes brenda ndërmarrjes për kushtet, organizimin dhe mjedisin e punës, ndërsa mjetet juridike nuk janë të disponueshme për punëtorët në rast të cenimit të së drejtës së tyre për të marrë pjesë në përcaktimin dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe të mjedisit të punës.

Në disa vende, ECSR vuri në dukje mungesë të kompensimit të duhur dhe efektiv (kompensim dhe rivendosje) në rastet e ngacmimeve seksuale, dhe mungesë të parandalimit të ngacmimit seksual në vendin e punës.

ECSR arriti në përfundimin se, në disa vende nuk ekzistojnë masat parandaluese që synojnë të sigurojnë mos hyrjen në fuqi të pushimit nga puna përpara se të përmbushet detyrimi i punëdhënësve për të informuar dhe për t'u konsultuar (si p.sh. rekurs ndaj procedurave administrative dhe gjyqësore), ashtu si edhe sanksionet efektive të zbatueshme në rastet kur punëdhënësi nuk përmbushin detyrimet e tij, sipas Kartës, për informacion dhe konsultim gjatë procedurave të pushimeve kolektive nga puna.

Megjithatë, ECSR vuri në dukje me kënaqësi zhvillime pozitive në disa vende në lidhje me kufizimet në të drejtën e grevës dhe masat legjislative në lidhje me përcaktimin dhe ndalimin e ngacmimit seksual në punë.

Gjithashtu, ndryshimet në kodet e punës të disa vendeve kanë futur rregullore që synojnë të sigurojnë që personat që ushtrojnë funksionet e përfaqësimit të punonjësve të mos pësojnë diskriminim ose pasoja të tjera negative për shkak të rolit të tyre.



 Përfundimet për Shqipërinë

Straszburg 23 mars 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page