Back

Autoritetet shqiptare të angazhuar për të promovuar të drejtat e pakicave dhe LGBTI dhe të luftojnë gjuhën e urrejtjes

Tiranë 24 Qershor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Autoritetet shqiptare të angazhuar për të promovuar të drejtat e pakicave dhe LGBTI dhe të luftojnë gjuhën e urrejtjes

Autoritetet publike dhe aktorët kryesorë në fushën e promovimit të barazisë dhe diversitetit në Shqipëri ripohuan angazhimin e tyre për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të barabarta përmes zbatimit të duhur të politikës /kornizës ligjore në lidhje me anti-diskriminimin, luftën kundëri gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI dhe pakicave kombëtare, në përputhje me standardet dhe rekomandimet e vendosura nga Këshilli i Evropës.

Gjatë Takimit të 4-të të Komitetit Drejtues të projktit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri” i mbajtur në Tiranë, më 24 qershor, pati një diskutim të frytshëm mbi atë që është arritur dhe planet e ardhshme midis palëve të interesuara, si Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komiteti Shtetëror i Minoriteteve, OSHC-të LGBTI, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit Shqiptar dhe të tjerë. Ky takim ishte gjithashtu një mundësi për të prezantuar disa nga projektet e akorduara përmes skemës së granteve të vogla.

Projekti “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri” është pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022” një nismë bashkëpunimi e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe e zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail