Back Autoritetet shqiptare mbështetën në trajtimin e segregimit të fëmijëve rom në institucionet arsimore

Autoritetet shqiptare mbështetën në trajtimin e segregimit të fëmijëve rom në institucionet arsimore

Përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore, morën pjesë në një takim koordinues të organizuar në Korçë me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, për të diskutuar masat konkrete për përfshirjen e fëmijëve rom dhe egjiptianë në arsim.

Aktiviteti u organizua në funksion të një vendimi të fundit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) për Shqipërinë, i cili konstatoi diskriminim në bazë etnike në lidhje me të drejtën e fëmijëve rom dhe egjiptianë për arsim gjithëpërfshirës, ​​si dhe dështimin e autoritetet kombëtare në zbatimin e masave desegreguese në një shkollë në qarkun e Korçës. Përfaqësues nga ministritë përkatëse, autoritetet vendore, organe të barazisë dhe organizata të shoqërisë civile diskutuan në mënyrë aktive për identifikimin e masave konkrete për të mbështetur zbatimin e vendimit si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Ata ranë dakord për hartimin e një plani veprimi me role dhe përgjegjësi të qarta për trajtimin e çështjes brenda një periudhe të arsyeshme kohore.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projekteve “Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj-së në Shqipëri” dhe “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri” në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe e Këshillit të Evropës dhe e zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

Korçë, Shqipëri 22 nëntor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page