Më 5 Prill 2017 projekti i ri i Këshillit të Evropës “Mbështetja e mjeteve të brendshme për zbatimin efektiv të vendimeve të GjEDNj-së dhe atyre të brendshme” filloi aktivitetin e tij me mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit (KD). Ky projekt vjen si pjesë e kuadrit bashkëpunues të “Horizontal Facility” për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, si dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës. Qëllimi i projektit është të përmirësojë aftësitë e sistemit gjygjësor për të zbatuar jurisprudencën e GjEDNJ-së në nivel kombëtar. Gjithashtu ai ka për qëllim të aftësojë profesionistët në fushën e ligjit të zbatojnë me efektivitet masat që lehtësojnë zbatimin e vendimeve gjygjësore të brendshme duke adresuar në veçanti zgjatjen e proceseve gjygjesore përtej afatit të arsyeshëm, sfidat që lidhen me procesin e kthimit/kompensimit të pronave, si dhe sfidat për të garantuar një proces të rregullt ligjor në çështjet penale. Projekti do të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën e Shtetit, Agjensnë për Trajtimin e Pronave, Shkollën e Magjistraturës, Shkollën e Avokatisë, Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë e Përgjithsme dhe Gjykatën e Lartë.
Claus Neukirch, Kreu i Zyrës së Këshilit të Evropës në Tiranë, dhe Yngve Engstrom, Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, mbajtën fjalët e hapjes në këtë aktivitetit. Duke theksuar nevojën për përpjekje më të mëdha në nivel kombëtar në mënyrë që të aplikohet me efektshmëri parimi i subsidiaritetit, Z. Neukirch tha se projekti i ri ka për qëllim të përmirësojë sistemin gjygjësor kombëtar për zgjidhjen e çështjeve në nivelin institucional më të afërt për qytetarët, duke rikthyer kështu besimin e publikut tek sistemi gjygjësor. Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Z. Engstrom theksoi rëndësinë e të drejtës së pronës, duke thënë se nëse çështjet e pronave nuk zgjidhen në mënyrën e duhur ato pengojë zhvillimin ekonomik të vendit. Ai nënvizoi se këto çështje janë të lidhura me reformën në drejtësi si dhe zbatimin e të drejtave të njeriut, pra janë prioritete kryesore për integrimin evropian të Shqipërisë.
Suranga Soysa, Koordinator i Projektit, Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut dhe Shtetit të së Drejtës në Strasburg, prezantoi draft termat e referencës të Komitetit Drejtues të Projektit dhe bëri një përmbledhje të projektit me tre komponentët e tij. Ndërsa Antuen Skënderi, Oficere e Lartë e Projektit në Tiranë, prezantoi planin e punës dhe aktivitetet prioritare për periudhën e ardhshme të zbatimit. Stafi i projektit e trajtoi këtë aktivitet si një platformë diskutimesh me institucionet përfituese dhe së bashku modeluan aktivitetet në përputhje me objektivat e projektit si edhe nevojat e institucioneve përfituese.