Këshilli i Evropës, në partneritet të ngushtë me autoritetet shqiptare, po zbaton projektin “Fuqizimi i mbrojtjes së pakicave kombëtare në Shqipëri”, si pjesë e kuadrit programor të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Instrumenti Horizontal).

Projekti do të mbështesë autoritetet në fuqizimin e të drejtave të personave që i përkasin pakicave kombëtare në Shqipëri, duke trajtuar legjislacionin, politikat dhe praktikën e ndjekur. Ai do të sigurojë ekspertizë me qëllim përgatitjen e legjislacionit për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Gjithashtu, do të ndërmerren hapa për të fuqizuar kapacitetin e autoriteteve për zbatimin e legjislacionit të ri dhe të standardeve evropiane për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Së fundmi, projekti do të synojë t’u japë autoriteteve ekspertizë të gjerë për sa i përket Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave.

Projekti, i cila ka nisur në 1 janar 2017 dhe që do të përfundojë në 23 maj 2019, ka një buxhet total prej 200.000 Euro.

Objektivat dhe rezultatet e pritshme

Qëllimi i projektit është të kontribuojë në fuqizimin e mbrojtjes së personave që i përkasin pakicave kombëtare në Shqipëri, në linjë me standardet evropiane.

Projekti synon të trajtojë objektivat e mëposhtme:

  • Të krijojë një kuadër ligjor gjithëpërfshirës për mbrojtjen e pakicave kombëtare; 
  • Të rrisë kapacitetin e autoriteteve për të zbatuar legjislacionin kombëtar dhe standardet evropiane në lidhje me mbrojtjen e pakicave kombëtare;
  • Të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave.

Objektivat e projektit do të mbështeten, përkatësisht, nëpërmjet realizimit të rezultateve të pritshme që vijojnë:

  • Rritjes së ekspertizës me qëllim përgatitjen e legjislacionit për mbrojtjen e pakicave kombëtare;
  • Rritjes së njohurive të autoriteteve kombëtare dhe vendore mbi të drejtat e personave që i përkasin pakicave kombëtare dhe mbrojtjes së tyre, sipas standardeve evropiane;
  • Vënies në dispozicion të autoriteteve të një informacioni gjithëpërfshirës për Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave.

Informacion i Përgjithshëm

Më datë 11 Prill 2016, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit,  Johannes Hahn, prezantuan inisiativën e re të bashkëpunimit të dy organiziatave që ka për qëllim të mbështesë Evropën Jug-Lindore dhe Turqinë në përpjekjet e tyre për të përmbushur standartet europiane. Kjo iniciative quhet “Instrumenti Horizontal” për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Kjo nismë është një program tre vjeçar (Maj 2016 – Maj 2019) që përqëndrohet në tre fusha: sigurimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe krimit te organizuar, si dhe lufta kunder diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve në nevojë. Buxheti i këtij instrumenti është 25 milion Euro nga të cilat 20 milion Euro janë financuar nga Bashkimi Evropian dhe 5 milion Euro nga Këshilli i Evropës. Nëpërmjet Instrumentit Horizontal, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës do të ndihmojnë vendet përfituese në Evropën Jug-Lindore dhe Turqi për të arritur standartet e Këshillit të Evropës dhe aquis të Bashkimit Evropian nëpërmjet një qasjeje të dyanshme të bashkëpunimit teknik dhe dhënies së ekspertizës. Instrumenti Horizontal mbështetet në metodat e veçanta të punës të Këshilli të Evropës ku pershtatja e aktiviteteve të bashkëpunimit teknik bazohen në përfundimet dhe rekomandimet e organeve monitoruese të Këshillit të Evropës, të cilat theksojnë fushat që kërkojnë përmirësim të legjislacionit dhe politikave të vendeve anëtare në përputhje me traktatet dhe standartet e Organizatës.   

 

 

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.