Dokumenti i Bashkëpunimit i Këshillit të Evropës Dokumenti i Bashkëpunimit i Këshillit të Evropës

Dokumenti i Bashkëpunimit i Këshillit të Evropës për Shqipërinë 2015-2017 përbën një kornizë për bashkëpunimin ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Shqipërisë me objektivin e përgjithshëm strategjik për të ndihmuar vendin në përmbushjen e detyrimeve të saj si një shtet anëtar i Këshillit të Evropës. Dokumenti i Bashkëpunimit është zhvilluar në bazë të gjetjeve dhe rekomandimeve të organeve monitoruese të Këshillit të Evropës, kontekstit strategjik të reformave në Shqipëri, duke përfshirë edhe prioritetet e Bashkimit Evropian për anëtarësim, si dhe rezultateve dhe arritjeve të programeve të mëparshme të bashkëpunimit të Këshillit të Evropës.

Dokumenti i Bashkëpunimit 2015-2017
Dokumenti i Bashkëpunimit 2012-2014

instrumenti horizontal i financimit instrumenti horizontal i financimit

Instrumenti Horizontal i Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti Horizontal) është një iniciativë bashkëpunimi e  Bashkimit Evropian dhe e Këshillit të Evropës për Evropën Jug-lindore. Ky Instrument është një nga rezultatet e Deklaratës së Qëllimit të nënshkruar më 1 prill 2014 nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe Komisioneri iBashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, në të cilën të dy Organizatat ranë dakord për të forcuar më tej bashkëpunimin e tyre në fushat kryesore me interes të përbashkët.

Instrumenti Horizontal do të mbulojë veprimet e Këshillit të Evropës në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, "Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë", si dhe Kosovë*. Turqia nuk do të jetë përfituese e asistencës teknike, por mund të përfitojnë në bazë të këtij objekti nga ekspertiza legjislative e Këshillit të Evropës nën Mekanizmin Koordinues të Ekspertizës. Vazhdo të lexosh


*”Të gjitha referencat për Kosovën, qoftë për territorin, institucionet apo popullsinë, në këtë tekst do të kuptohen në pajtueshmëri të plotë me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 dhe pa paragjykim ne lidhje me statusin e Kosovës”

Link to project management methodology website
Kontakt Kontakt

 +355 4 45 40 201

 +355 42 24 89 40

E-mail