Back Sekretarja e Përgjithshme - Evropa duhet të qëndrojë e fortë përballë agresionit dhe luftës

Sekretarja e Përgjithshme - Evropa duhet të qëndrojë e fortë përballë agresionit dhe luftës

Sekretarja e Përgjithshme Marija Pejçinoviq Buriç ka shënuar Ditën e Evropës 2022 duke u bërë thirrje shteteve evropiane që të rinovojnë investimet e tyre në të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit përballë “dhunës së tmerrshme dhe ndryshimeve sizmike”.

Duke prezantuar raportin e saj vjetor, Moving Forward 2022 (Duke ecur përpara 2022), Sekretarja e Përgjithshme dënoi agresionin rus kundër Ukrainës dhe vlerësoi "gritjen, guximin dhe vendosmërinë" e popullit ukrainas.

“Guxonim të besonim se imazhe si këto– realitete si ky – i përkisnin të kaluarës së Evropës. E kishim gabim. Historia është kthyer në kontinentin tonë në mënyrat më mizore. Shkalla e shkatërrimit dhe implikimet afatgjata gjeopolitike janë ende duke u shpalosur."

“Këshilli i Evropës është i bashkuar në solidaritetin e tij me Ukrainën. Ne vazhdojmë të mbështesim vendin dhe popullin e saj dhe do ta bëjmë këtë me masa të mëtejshme, të përshtatura, sapo dhuna të përfundojë. Ndërkohë, ne po punojmë me shtetet anëtare për t'i ndihmuar ato të mbështesin refugjatët ukrainas që kanë mberritur në vendet e tyre në kërkim të sigurisë."

Ajo theksoi se pezullimi i menjëhershëm dhe më pas përjashtimi i Rusisë nga Organizata ishin bërë të pashmangshme si rezultat i veprimeve e qeverisë së saj, të cilat kanë ardhur me kosto për qytetarët e saj, duke shtuar se: “2022 do të jetë viti në të cilin ata humbasin mbrojtjen e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mundësinë e tyre për të paraqitur kërkesa në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe vendin e tyre në këtë familje pan-evropiane.

“Më gjerësisht, ky është një paralajmërim për të gjithë ne. Ajo që ka ndodhur një herë mund të ndodhë përsëri… Suksesi i multilateralizmit tonë qëndron në vendosmërinë e qeverive për të siguruar që të drejtat themelore të qytetarëve të tyre të ndërthuren me çdo aspekt të jetës në kontinentin tonë. Fjalët dhe zotimet në seancat ministrore kanë rëndësi, por nuk janë qëllim në vetvete. Ajo që ka rëndësi është se premtimet mbahen, rezultatet janë dhënë dhe standardet janë përmbushur: se ekziston vullneti politik për t'u dhënë.

“Këshilli i Evropës u themelua 73 vjet më parë, në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore dhe me premtimin e ‘kurrë më’. Për Ukrainën, ky premtim nuk është mbajtur. Ky nuk është një dështim i vetë multilateralizmit, por rezultat i largimit të dhunshëm të një vendi individual nga vlerat që e mbështesin atë. Mësimi që duhet nxjerrë, sërish, është se suksesi ynë si Organizatë – dhe si kontinent – ​​mbështetet në vendosmërinë e shteteve tona anëtare për të bërë gjënë e duhur: të investojnë në të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit si bazë të një të ardhmeje të drejtë.”

 

 

 

Strazburg 4 Maj 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page