Back Hartimi i metodologjie për vlerësimin e politikave dhe praktikave të qeverisjes demokratike në shkolla në Shqipëri

Hartimi i metodologjie për vlerësimin e politikave dhe praktikave të qeverisjes demokratike në shkolla në Shqipëri

Politikat dhe praktikat e qeverisjes demokratike dhe gjithëpërfshirëse në shkollë do të vlerësohen nëpërmjet një metodologjie të përshtatur, hartuar në kuadër të projektit “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri”.

I pilotuar në 25 shkollat pjesmarrëse në projekt, studimi synon të rishikojë dhe të vlerësojë bazën ligjore kombëtare të parashikuar për krijimin, përbërjen dhe funksionimin e organeve të ndryshme të qeverisjes dhe vendimmarrjes në nivelin e shkollës siç është këshilli i prindërve, komiteti i etikës dhe sjelljes, bordi i institucioneve arsimore, këshilli e mësuesve dhe qeveritë studentore.

Në mbështjetje të metodologjisë një pyetësor drejtuar mësuesve dhe nxënësve në shkollat pilot do të masë koherencën ndërmjet komponentëve të ndryshëm të politikave dhe praktivave arsimore lidhur me qeverisjen demokratike në shkollë.

Bazuar në rezultatet e studimit ekipi i projektit do të hartojë rekomandime për forcimin e politikave dhe do të projektojë ndërhyrjet e nevojshme në përputhje me praktikat më të mira të Këshillit të Evropës, dhe veçanërisht me Kuadrin e Kompetencave për Qytetari Demokratike, për të mundësuar forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të sistemit të arsimit parauniversitar për të zhvilluar kompetencat për një kulturë demokratike në shkollat e fëmijëve.

Projekti "Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri" zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

 

 

 

Tiranë 10 Maj 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page