Data : 24/11/2021
Ora: 3.30 pm CET - 5.30 pm CET
Kohëzgjatja: 2 orë
Gjuha: Anglisht
Organizator: Këshilli i Evropës
Transmetim drejtpërdrejt në faqen Facebook të Këshillit të Evropës – Drejtoria e Përgjithshme për Demokraci
Rekomandimi i Përgjithshëm nr. 1 i miratuar nga GREVIO mbi Dimensionin Dixhital të Dhunës ndaj Grave
Në maj 2021, një konferencë e titulluar "Barazia Gjinore dhe Konventa e Stambollit: një dekadë veprimtari", organizuar nga Divizioni i Këshillit të Evropës për Dhunën kundër Grave, shënoi 10 vjetorin e hapjes për nënshkrim të Konventës së Stambollit. Gjashtë muaj më vonë, në mbledhjen e tij të 25-të, Grupi i Ekspertëve për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (GREVIO) miratoi rekomandimin e tij të parë të përgjithshëm mbi dimensionin dixhital të dhunës ndaj grave.
E inkurajuar nga anonimiteti dhe automatizimi, dhuna ndaj grave në internet dhe e lehtësuar nga teknologjia është e përhapur dhe shumë forma të dhunës që ndodhin jashtë internetit përsëriten dhe madje intensifikohen përmes mjeteve dixhitale. Për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje shumë aktuale, Divizioni i Këshillit të Evropës për Dhunën Kundër Grave organizon të mërkurën, më 24 nëntor 2021, një aktivitet prezantimi.
Aktiviteti do të përfshijë një prezantim të Rekomandimit të Përgjithshëm nga Iris Luarasi, Presidente e GREVIO-s, si dhe ndërhyrje nga Dunja Mijatovic, Komisionere e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nina Nordström, Kryetare e Komitetit të Palëve në Konventën e Stambollit ,dhe Claudia Luciani, Drejtoreshë për Dinjitetin Njerëzor, Barazinë dhe Qeverisjen në Këshillin e Evropës. Kjo tryezë e rrumbullakët diskutimi do t'u japë folësve mundësinë të paraqesin qëllimin dhe rëndësinë e rekomandimit të përgjithshëm me punën në terren, si dhe të theksojnë disa nga praktikat më premtuese.
PROGRAMI
Fjala e Mirëseardhjes
Claudia Luciani, Drejtoreshë për Dinjitetin Njerëzor, Barazinë dhe Qeverisjen, Këshilli i Evropës
Panel Diskutimi
Më e madhe, më e shpejtë, më abuzive: dimensioni dixhital i dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe mënyrat për ta trajtuar atë duke përdorur Konventën e Stambollit
Pille Tsopp-Pagan, Zëvendëspresident i "Gratë kundër Dhunës në Evropë (WAVE)"
Kira Appel, Kryekonsulente dhe Zëvendës Shefe e Departamentit për Barazi Gjinore, Ministria e Punësimit e Danimarkës
Aleid van den Brink, anëtar i GREVIO dhe grupit të tij të punës mbi një rekomandim të përgjithshëm mbi dimensionin dixhital të dhunës ndaj grave
Arnaud Dechoux, Menaxher i Çështjeve Publike në Evropë, Kaspersky
Moderatore
Johanna Nelles, Sekretare Ekzekutive e mekanizmit të monitorimit të Konventës së Stambollit
Fjalimet kyçe
Dunja Mijatović, Komisionere për të Drejtat e Njeriut, Këshilli i Evropës
Iris Luarasi, Presidente e GREVIO-s - Kalimi nga offline në online: aplikimi i Konventës së Stambollit në dimensionin dixhital të dhunës ndaj grave
Nina Nordström, Kryetare e Komitetit të Palëve në Konventën e Stambollit - Mundësi për shtetet palë në trajtimin e dhunës ndaj grave në internet përmes Konventës së Stambollit
Fjalët përmbyllëse
Roberto Olla - Shef i Departamentit të Dinjitetit dhe Barazisë Njerëzore