Back iPROCEEDS-2: Fillon programi master në distancë për ekzaminimin kompjuterik dhe hetimin e krimit kibernetik

iPROCEEDS-2: Fillon programi master në distancë për ekzaminimin kompjuterik dhe hetimin e krimit kibernetik

Projekti iPROCEEDS-2 do të mbështesë pjesëmarrjen e 15 përfaqësuesve nga Njësitë e Krimit Kompjuterik dhe Shërbimet e Prokurorisë nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Kosova* në programin master në distancë MSc në Ekzaminim Kompjuterik dhe Hetim të Krimit Kibernetik i ofruar nga Kolegji Universitar i Dublinit, Irlandë.

Programi do të fillojë në shtator të vitit 2020 dhe do të vazhdojë për 24 muaj duke mbuluar module si Ekzaminimi kompjuterik, Hetimet në rrjet, Teknikat e hetimit financiar - ndjekja e parasë, Hetimi i pajisjeve celulare, Programim për hetuesit, Ekzaminim kompjuterik i të dhënave në kohë reale, Hetimi i sistemeve VoIP (protokoll për thirrje nëpërmjet internetit) dhe wireless, dhe të tjera. Metodat e të mësuarit do të konsistojnë në një përzierje me ligjërata, praktikë laboratorike, raste studimore, lexim, ushtrime në grupe të vogla dhe individuale, demonstrime të mjeteve dhe diskutime në brendi.

Të pajisur me njohuri të shtuara dhe aftësi të përmirësuara të fituara gjatë programit, studentët do të forcojnë kështu aftësinë e autoriteteve të tyre përkatëse për të kërkuar, kapur dhe konfiskuar të ardhurat nga krimit në internet dhe për të parandaluar pastrimin e parave në internet.

 

 

* Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

 

31 Gusht 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page