Back Bullizmi: Çështje e shëndetit publik

Bullizmi: Çështje e shëndetit publik

Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri" u ftua nga katedra e Fakultetit të Shëndetit Publik në Tiranë për të prezantuar studentët e vitit të parë me gjetjet e studimit kombëtar mbi bullizmin dhe ekstremizmin në sistemin arsimor në Shqipëri.

Menaxherja e projektit Delina Cici prezantoi gjetjet kryesore të studimit kombëtar duke u fokusuar tek metodologjia dhe rekomandimet nga studimi.

Pjesëmarrësit diskutuan në mënyrë interaktive gjetjet duke u fokusuar veçanërisht në ndikimin që bullizmi ka në shëndetin publik. Tre nga studentët e grupit po kryejnë një studim mbi bullizmin si çështje e shëndetit publik në disa gjimnaze në Rrëshen bazuar në metodologjinë dhe pyetësorin e studimit të projektit.

Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për të diskutuar gjetjet dhe kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit.

 

 

headline Tiranë 18 maj 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page