Back Gjyqtarët shqiptarë asistohen për të harmonizuar praktikën gjyqësore në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjyqtarët shqiptarë asistohen për të harmonizuar praktikën gjyqësore në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

30 gjyqtarë nga gjykatat e rretheve Berat, Lushnje, Kavaja, Durrësi, Kruja, Mat, Kurbin dhe Lezhë morën pjesë në dy diskutime të moderuara për harmonizimin e praktikës gjyqësore në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dhe Gjykatës së Lartë shqiptare. Aktiviteti i organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Lartë Gjyqësor plotëson trajnimet e tjera rajonale të organizuara në vjeshtën e vitit 2020 dhe u përqëndrua në vendimin e fundit të GJEDNJ-së Beshiri kundër Shqipërisë dhe shqyrtimin nr. 4/2021 të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit diskutuan në mënyrë aktive mbi sfidat aktuale dhe shkëmbyen përvojat në zbatimin e ligjit për trajtimin dhe finalizimin e procesit të kompensimit të pronës (Ligji 133/2015).

Aktiviteti u zhvillua nga projekti "Mbështetja për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri" në kuadër të programit "Instrumentit horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II", një iniciativë bashkëpunimi e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe e implementuar nga Këshilli i Evropës, i cili synon të sigurojë që të drejtat e pronarëve në Shqipëri zbatohen në mënyrë efektive.

 

 

 

Shqipëri 15 qershor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page