Back Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Shqipëri forcon përpjekjet për komunikimin në shërbim sa më të mirë të qytetarëve

Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Shqipëri forcon përpjekjet për komunikimin në shërbim sa më të mirë të qytetarëve

Për të trajtuar nevojën thelbësore institucionale të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Shqipëri për të siguruar që qytetarët të marrin vazhdimisht komunikim të qartë dhe të dobishëm, qoftë në takimet fizike, në linjën telefonike apo përmes korrespondencës me shkrim, u organizua një seminar me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës. Më shumë se 45 punonjës nga ASHK dhe zyrat e saj vendore u mblodhën në Tiranë për një trajnim dy-ditor mbi komunikimin efektiv dhe të fokusuar te qytetari. Iniciativa e pajisi ASHK-në me mjete praktike për të përmirësuar transparencën, për të forcuar besimin publik dhe për të siguruar ofrim më të mirë shërbimesh për qytetarët shqiptarë mbi të drejtat e tyre të pronësisë.

Përmes seancave interaktive, skenarevë me role dhe diskutimeve në grup, pjesëmarrësit punuan mbi sfidat e komunikimit me raste reale, qënga menaxhimi i pyetjeve komplekse, deri te shpjegimi i procedurave institucionale në gjuhë të thjeshtë.

Në hapje të aktivitetit, Lorena Goxhobelli, Drejtore e Përgjithshme e ASHK-së, nënvizoi rëndësinë e komunikimit me publikun: “Përgjegjësia jonë si institucion nuk është vetëm të zgjidhim çështjet e pronës, por të sigurohemi që çdo qytetar të ndihet i informuar dhe i respektuar gjatë gjithë procesit. Komunikimi është çelësi për ta arritur këtë.”

Giulia Re, Kreu i  Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, reflektoi mbi dimensionin njerëzor të shërbimit publik, duke thënë: “Ne nuk merremi vetëm me dokumente ose procedura, po merremi me shtëpitë, trashëgiminë dhe identitetin e njerëzve. Në këto situata, mënyra se si flasim ka po aq rëndësi sa ajo që ne themi. Komunikimi nuk është aftësi e butë, është aftësi thelbësore për mirëqeverisje”.

Ajo theksoi më tej se zbatimi i Strategjisë së Komunikimit të ASHK-së kërkon trajnim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm: “Strategjia është e fortë, por jeni ju që e bëni atë realitet. Zërat tuaj, puna juaj e përditshme dhe përvojat tuaja do ta sjellin atë në jetë.”

Cinzia Tarletti, Drejtuese e Seksionit për Shtetitn e së Drejtës dhe Mirëqeverisjes në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, theksoi gjithashtu angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për të mbështetur reformat e përqendruara te qytetari: “Komunikimi transparent dhe i përgjegjshëm është në zemër të besimit publik. Përmes këtij trajnimi dhe reformave më të gjera institucionale, ne po mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt një aksesi në pronë dhe shërbime publike më të arritshme dhe të përgjegjshme.”

Në drejtimin e Maklen Misha, konsulent i Këshillit të Evropës, dhe Brunilda Xhixho, Drejtore e Drejtorisë së Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, pjesëmarrësit eksploruan standardet etike në komunikimin publik dhe zhvilluan mënyra për t'u përgjigjur me qartësi dhe empati gjatë ndërveprimeve sfiduese, bazuar në Strategjinë e Komunikimit Institucional të ASHK-së, të miratuar së fundmi. Një nga pikat kryesore të trajnimit ishte përdorimi praktik i ushtrimeve simuluese, të përshtatura për të reflektuar këtë Strategji.

Kjo nismë është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, në kuadër të projektit “Përmirësimin e mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të programit “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, për të përmirësuar administrimin e të drejtës së pronësisë në Shqipëri dhe për të forcuar besimin midis institucioneve shtetërore dhe njerëzve të cilëve ato u shërbejnë.

Tiranë, 26–27 qershor 2025 /
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

What is the Horizontal Facility?

The joint European Union/Council of Europe programme “Horizontal Facility for the Western Balkans and Türkiye” (Horizontal Facility III) is a co-operation initiative and one of the results of the Statement of Intent signed on 1 April 2014 by the Secretary General of the Council of Europe and the European Union Commissioner for Enlargement and European Neighbourhood Policy, in which both Organisations agreed to further strengthen their co-operation in key areas of joint interest.

The programme is ongoing since 2016 and the third phase begun in January 2023 for a period of 48 months. The third phase of the programme (worth €41 million (85% funded by the EU, 15% by the CoE) keeps building on the results of the previous phases and it combines Beneficiary-specific and regional actions.

It enables the Beneficiaries to meet their reform agendas in the fields of human rights, rule of law and democracy and to comply with European standards, which is also a priority for the EU enlargement process.

Themes covered by the Horizontal Facility include:

  • strengthening justice
  • fighting corruption, economic crime and money laundering
  • promoting anti-discrimination and protection of the rights of vulnerable groups (including LGBTI, minorities and Roma) and
  • promoting and protecting freedom of expression and media

The Expertise Co-ordination Mechanism that provides legislative expertise and policy advice within the Council of Europe system remains also an important part of the programme available to all Beneficiaries.

The Horizontal Facility relies on the Council of Europe’s unique working methods, whereby tailor-made technical co-operation activities are based on conclusions and recommendations of the Council of Europe’s monitoring bodies highlight areas where improvements are needed in legislation and policies of the Beneficiaries to comply with the Organisation’s treaties and other standards.

 

Which Horizontal Facility actions are being implemented in Albania?

In Albania, the following actions are currently being implemented:

  • Strengthening the quality and efficiency of justice in Albania (SEJ IV)
  • Improving the protection of the right to property and facilitating execution of ECtHR judgments in Albania (D-REX III)
  • Enhancing the protection of human rights of prisoners in Albania
  • Action against economic crime in Albania
  • Advancing the protection from discrimination in Albania 
  • Protecting freedom of expression and of the media in Albania (PRO-FREX-A)