Back Takim i grupit të punës për hartimin e komentarit për ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”

Takim i grupit të punës për hartimin e komentarit për ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”

Si pjesë e Instrumentit Horizontal të përbashket të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqine, projekti “Mbështetje për zbatimin e vendimeve të GjEDNJ-së dhe atyre të brendshme” në Shqipëri po ofron asistencë për hartimin e një komentari për Ligjin 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” i cili do të shërbejë si mjet për zhvillimin e kapaciteteve të stafit të institucioneve të Avokaturës se Shtetit dhe Agjencisë së Trajtimit të si dhe të profesionistëve të tjerë të përfshirë në fushën e zbatimit të këtij ligji. Nëpërmjet këtij komentari synohet qartësimi dhe interpretimi i ligjit nr. 133/2015 dhe dhënies së përgjigjes të disa dilemave në zbatimin real dhe praktik të tij.

Në këtë kuadër, më 10-12 Dhjetor po zhvillohet në qytetin e Korçës një takim tre ditor me grupin e punës të përbërë nga përfaqësues të të dy institucioneve, stafit dhe ekspertit të Këshillit të Evropës.

 

 

 

Korçë, Shqipëri 10 dhjetor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page