Back Nxitja e kulturës demokratike në Ballkanin Perëndimor

Nxitja e kulturës demokratike në Ballkanin Perëndimor

Çfarë nevojitet për ndërtimin e një kulture demokratike? Ky është titulli i videos të publikuar së fundmi mbi impaktin dhe rezultatet e projekteve të edukimit nën Instrumentin Horizontal të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës që zbatohet në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë*.

Katër projektet e arsimit kontribuojnë në nxitjen e kulturës demokratike në shkolla tek përfituesit.

Në Shqipëtri, projekti “Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor” kulmoi në caktimin e Ditës Kombëtare kundër Bullizmit më 21 nëntor dhe hartimin e politikave të shkollave nga mësuesit e shkollave pilote që do të përdoren si referencë në hartimin e Planit Kombëtar kundër bullizmit.

Projekti “Nxitja e kulturës demokratike në Mal të Zi” po përçon përvojat e punës me shkollat pilote në nivelin e politikave. Aktualisht po hartohet strategjia e tretë mbi arsimin gjithëpërfshirës dhe u hartua një kuadër kompetencash në bashkëpunim me aktorët lokal dhe akademikët e universiteteve.

Aktivitetet e zbatuara në kuadër të projektit “Nxitja e kulturës demokratike në Serbi” mblodhën mësues dhe drejtorë në aktivitetet e shkëmbimit të përvojave (peer learning) dhe patën pjesëmarrje të lartë të studentëve dhe mësuesve në nisma si “Ditët demokratike në shkolla”.

Në Kosovë, kurrikula e re po zbatohet që nga viti i kaluar duke nxitur vlerat demokratike në shkolla dhe u caktua Dita e Diversitetit më 26 prill për të rritur ndërgjegjësimin dhe nxitur përfshirjen sociale. Këto ndryshime ndodhën në kuadër të projektit “Nxitja e kulturës demokratike në shkolla në Kosovë”.

Metodologjia që përdor Këshilli i Evropës për të nxitur një kulturë demokratike në shkolla është një qasje e integruar që fillon me punë në bazë me shkollat dhe komunitetet e tyre për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo dhe më pas me Ministritë e Arsimit për të zhvilluar politika të bazuara tek dëshmitë për t’a ngritur sistemin si të tërë” nënvizonne video Sarah Keating, Shefja e Sektorit të Bashkëpunimit dhe Ngritjes së Kapaciteteve të Departamentit të Edukimit pranë Këshillit të Evropës.

  Për më shumë shikoni videon “Çfarë nevojitet për ndërtimin e një kulture demokratike?”

 

*Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

 

12 nëntor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page