Back Trajnim për trajnerë për gjyqtarë dhe prokurorë

Trajnim për trajnerë për gjyqtarë dhe prokurorë

Trajnimi dy ditor për trajnuesit e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Kosova* dhe Shqipëria u zhvillua në Prishtinë më 17-18 maj 2018.

Pjesëmarrësit patën mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi lirinë e shprehjes dhe metodologjinë për dhënien e trajnimeve për këtë temë. Ata u prezantuan me ushtrimin balancues në rastet e shpifjes, duke balancuar të drejtat e reputacionit dhe lirinë e fjalës, si dhe standardet e bazuara në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Raste te përzgjedhura u diskutuan në grupe dhe pjesëmarrësit aplikuan testin dhe diskutuan implikimet bazuar në procedurë dhe ligj si dhe standardet e vendosura nga GJEDNJ. U zbatua edhe aplikimi i kuadrit ligjor kombëtar. Manuali për trajnerët i zhvilluar nga JUFREX shërbeu si bazë e trajnimit nga dy ekspertë ndërkombëtarë të cilët theksuan aftësitë e metodologjisë në trajnimin e të rriturve dhe duke e bërë trajnimin interaktiv për rezultate më të mira.

Ky trajnim i trajnerëve synon të zgjerojë grupin e ekspertëve lokalë, të cilët do të angazhohen nga akademitë partnere lokale, gjatë zbatimit të trajnimeve kaskadë nën një grant nga JUFREX.

Aktiviteti u implentua nëpërmjet programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës, “Përforcimi i ekspertizës juridike mbi lirinë e shprehjes dhe të mediave në Evropën Juglindore (JUFREX)”.


Ky aktivitet zbatohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Opinionet e shprehura aty nuk përfaqesojnë opininin zyrtar të Bashkimit Evropian.


* Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

 

Prishtinë 21 Maj 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page