Një seminar trajnimi i organizuar me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri (JUFREX), nën Instrumentin Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe
Turqinë II, dhe në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Këshillin Shqiptar të Medias (AMC), mbështeti kapacitetet e 10 gazetarëve, pjesë e një programi mentorimi, mbi gazetarinë konstruktive dhe si të krijojnë besim tek audiencat duke ruajtur cilësinë e raportimit.
Gazetarë me përvojë nga Radio dhe TV suedez ndanë përvojën e tyre dhe praktikat më të mira dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve shqiptarë. Trajnimi kishte një të ftuar special, Anders Holmberg, një personalitet i njohur dhe shumë i ndjekur televiziv suedez, i cili është spiker i programit televiziv suedez “30 minuta”, një program intervistash të thelluara me persona me pushtet. Ai ndau përvojën e tij të gjatë si intervistues dhe këshilla se si të intervistohen personalitete të rëndësishme. Pjesëmarrësit diskutuan mbi shembuj konkretë nga përvoja e tyre që nxiti një bisedë të gjallë dhe të dobishme.
Si vazhdim, gazetarët do të përgatisin lajme që do të ndjekin praktikat e gazetarisë konstruktive ndërsa marrin reagime dhe mbështetje nga mentorët e tyre.
Ky aktivitet u mbështet nga një grant i aksionit "Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri", pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II".


