Back Grupi ndër-institucional fillon punën për Hartën Gjyqësore

Grupi ndër-institucional fillon punën për Hartën Gjyqësore

Vlerësimi dhe riorganizimi i gjykatave si dhe kompetencat e tyre territoriale janë një nga prioritetet e punës së Këshillit të Lartë Gjyqësor shqiptar. Në përputhje me udhëzimet për metodologjinë e Hartës Gjyqësore, të hartuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës "Forcimi i Efikasitetit dhe Cilësisë së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri - SEJ II", Këshilli i Lartë Gjyqësor themeloi sot një grup pune ndër-institucional i ngarkuar me hartimin e një Plani Veprimi për të përgatitur një Hartë të re Gjyqësore në Shqipëri.

Grupi ndër-institucional i punës, i cili përbëhet nga përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë, ekspertë nga Këshilli i Evropës dhe përfaqësuesit e Misionit EURALIUS V dhe USAID do të synojnë ta finalizojnë këtë proces në 6 muajt e ardhshëm, me ndihmën e ngushtë të ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë të projektit SEJ II.

.

 

 

 

Tiranë 11 Mars 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page