Back Hapja e Institutit Europian Rom për Artin dhe Kulturën në Tiranë

Hapja e Institutit Europian Rom për Artin dhe Kulturën në Tiranë

Më 26-27 nëntor, Instituti Europian Rom për Artin dhe Kulturën (ERIAC) në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome ne Shqipëri (IRCA) organizuan konferencën “Njohja dhe Festimi i Identitetit dhe Kulturës Europiane të Romëve të Shqipërisë”. Konferenca u parapri prej ekspozitës kulturore të kuruar prej artistit të njohur rom Sead Kazanxhi.

Instituti Europian Rom për Artin dhe Kulturën (ERIAC) u hap fillimisht në Berlin, Gjermani më 8 qershor 2017 si një nismë e përbashkët e Këshillit të Evropës, Fondacioneve për Shoqërinë e Hapur dhe Aleancës së Romëve Europianë. Hapja e ERIAC në Shqipëri përbën një zhvillim të rëndësishëm, që trupëzon suksesin e njohjes së artit dhe kulturës rome. Puna e institutit lidhet drejtpërsëdrejti me vlerat e promovuara nga Këshilli i Evropës, në lidhje me të drejtat kulturore dhe antidiskriminimin.

Veprimtaria synoi njohjen e individëve romë që veprojnë në fushën e arteve dhe artizanatit në vend, duke strukturuar një dialog për ruajtjen institucionale të elementeve të identitetit kulturor rom si një pjesë e vlefshme integrale e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Kjo ngjarje shërbeu si një mundësi për të njohur kontributin në art dhe kulturën e individëve romë dhe për të ofruar perspektiva të reja për talentet rome në vend.

 

 

 

tiranë 27 nëntor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page