Back Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës përditëson Rregullat Evropiane të Burgjeve dhe detajon konceptin e "izolimit "

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës përditëson Rregullat Evropiane të Burgjeve dhe detajon konceptin e

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka miratuar një Rekomandim i cili përditëson Rregullat Evropiane të Burgjeve miratuar në vitin 2006.

Rregullat, të cilat përmbajnë standardet dhe parimet kryesore ligjore që lidhen me menaxhimin e burgjeve, stafin dhe trajtimin e të dënuarve, të cilat përbëjnë edhe një referencë globale në këtë fushë, udhëzojnë 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës në legjislacionin, politikat dhe praktikat e tyre.

Rishikimi i këtyre rregullave prek shumë aspekte, duke përfshirë trajtimin e grave të dënuara, përdorimin e masave të veçanta të sigurisë së lartë, siç është ndarja e të dënuarve nga të dënuarit e tjerë, izolimi, instrumentet e kufizimit, inspektimi dhe monitorimi i pavarur, etj.

Rekomandimi rregullon më në detaje konceptin e izolimit (d.m.th. mbyllja për më shumë se 22 orë në ditë pa kontakte të qënesishme njerëzore). Vendimet për përdorimin e kësaj mase duhet të përdoren gjithmonë si mjet i fundit dhe të marrin parasysh gjendjen shëndetësore të të dënuarit. Për shkak të efektit shumë negativ që një masë e tillë mund të ketë në shëndetin fizik dhe mendor të një personi, ajo duhet të vendoset për një periudhë të caktuar në mënyrë rigoroze, e cila duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur. Rregullat e rishikuara Kerkojnë që shtetet të përcaktojnë në legjislacionin e tyre kombëtar periudhën maksimale për të cilën mund të vendoset masa e izolimit. Për më tepër, të dënuarit duhet të vizitohen çdo ditë nga drejtori i burgut ose nga një anëtar i autorizuar i stafit të burgut, si dhe nga mjeku.

 

 

Strasburg 07 korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page