Back

Mësuesit trajnohen mbi mediat sociale, demokracinë dhe të drejtat e njeriut nëpërmjet kurseve interaktive të platformës LEMON

Shqipëri 21 dhjetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Mësuesit trajnohen mbi mediat sociale, demokracinë dhe të drejtat e njeriut nëpërmjet kurseve interaktive të platformës LEMON

126 mësues shqiptarë të lëndës së qytetarisë demokratike dhe shkencave shoqërore, anëtarë të TeacherNet, u prezantuan me kurset LEMON të Këshillit të Evropës mbi Mediat Sociale, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut në datat 1-20 dhjetor 2021. Këto kurse të disenjuara së fundmi, pjesë e platformës së mësimit online LEMON (Learning Modules Online) të Këshillit të Evropës, ofrojnë burime praktike mësimdhënieje dhe trainimi për profesionistët e arsimit në të gjithë Evropën.

Gjatë trainimit, mësuesit pjesmarrës diskutuan dhe u përfshinë në debate të gjalla në temat të tilla si: lidhjet që ekzistojnë ndërmjet mediave sociale, demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe rëndësinë e tyre për të pasur një mjedis arsimor më demokratik dhe gjithpërfshirës. Sesionet e trajnimit përfshinë metoda të ndryshme pjesëmarrëse, si: puna në grup, loja në role, ushtrime për formimin dhe gjallërimin e grupit, prezantime në PP, si dhe diskutime e lira, metoda të cilat ndihmuan në krijimin e një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse dhe inkurajuan një pjesëmarrje aktive dhe kuptimplotë.

Kurset e platformës LEMON-it do të jenë pjesë e integruar e aktiviteteve të planifikuara për rritjen e kapaciteteve për mësuesit profesionistë të lëndës së qytetarisë dhe shkencave shoqërore në kuadër të projektit "Forcimi i Edukimit demokratik të qytetarisë në Shqipëri" aktivitete që synojnë të ndihmojë mësuesit për të zhvilluar aftësi, praktika dhe qëndrime të reja profesionale në mënyrë që kontribuojnë më mirë në zhvillimin e kompetencave për kulturën demokratike në nxënësit dhe për të siguruar një mjedis gjithëpërfshirës dhe të aftësuar të të mësuarit për të gjithë fëmijët.

Projekti “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri” zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail