Back

Forcimi i monitorimit mbi financimin e fushatës zgjedhore në Shqipëri

Tiranë, Shqipëri 26 shkurt 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Forcimi i monitorimit mbi financimin e fushatës zgjedhore në Shqipëri

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe pas emërimit të monitoruesve të financimit të fushatës zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, projekti i përbashket i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Evropës Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri organizoi në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Institutin Amerikan Demokratik (IAD) një trajnim teknik online me 40 monitorues. Trajnimi synonte ngritjen e kapaciteteve dhe njohurive te monitruese të financimit të fushatës zgjedhore mbi kuadrin ligjor të miratuar rishtazi dhe zbatimin e praktikave më të mira evropiane në këtë fushë. Gjatë trajnimit pjesëmarrësve u ofruan udhëzime kryesore mbi teknikat e monitorimit dhe praktikat më të mira të monitorimit nga vendet e tjera në rajon.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth zbatimit të tre raporteve te standartizuara për monitorimin e financimit të fushatës zgjedhore, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me abuzimin e burimeve shtetërore. Përmes studimeve konkrete të rasteve, ekspertët e IAD dhe Këshillit të Evropës ofruan mjete të rëndësishme për t'u përdorur gjatë procesit të monitorimit të aspekteve të ndryshme në lidhje me financat e fushatës zgjedhore.

Në fjalën hapëse Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Z. Ilirjan Celibashi theksoi se prezantimi i formateve të të raportimit dhe shkëmbimi i ideve dhe praktikave më të mira mbi mbikëqyrjen financiare të zgjedhjeve parlamentare do të rrisë njohuritë mbi kërkesat ligjore dhe do të prodhojë zbatim efektiv, duke çuar në një transparencë të shtuar mbi financat e partive politike dhe fushatës zgjedhore.

Përdorimi i tre modeleve të raportimit do të ndihmojë monitoruesit të kryejnë detyrat e tyre në një mënyrë të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe sistematike dhe gjithashtu do të ndihmojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të rritur mbikëqyrjen e tij mbi financimin e fushatës zgjedhore.

Aksioni Kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri është pjesë e "Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II", një program i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, i cili synon të ndihmojë Përfituesit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi të përpshtatin legjislacionin e tyre me standardet e Këshillit të Evropës dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian në kuadrin e procesit të zgjerimit, aty ku është e nevojshme.

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail