Back Forcimi i institucioneve të të drejtave të njeriut në Shqipëri: Avokati i Popullit mban konferencën vjetore me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës

Forcimi i institucioneve të të drejtave të njeriut në Shqipëri: Avokati i Popullit mban konferencën vjetore me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës

Roli i institucioneve të të drejtave të njeriut, si një element themelor i sundimit të ligjit në Shqipëri ishte në fokus të Konferencës Vjetore të Institucionit të Avokatit të Popullit, e cila u zhvillua në Tiranë me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri”.

Konferenca mirëpriti Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, Ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, Zëvendës Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Olsi Dekovi, Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë, Fiona McCluney, përfaqësues të tjerë të Kuvendit, të institucioneve shtetërore dhe atyre të pavarura, përfaqësues të trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe mediave.

Në fjalën e saj hapëse, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, theksoi që është e nevojshme që institucionet e forta të të drejtave të njeriut të kenë pavarësinë e tyre të garantuar nga çdo lloj ndikimi, pasi kjo u siguron atyre efektivitetin dhe peshën e duhur që kërkojnë institucionet demokratike.

Gjatë viteve të fundit, projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës  “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri” po mbështet aktorët kryesorë vendorë në fushën e anti-diskriminimit për të adresuar sfidat e rëndësishme në lidhje me të drejtat e pakicave, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI dhe luftimin e urrejtjes në përputhje me standardet dhe rekomandimet e vendosura nga Këshilli i Evropës.

Konferenca u zhvillua e ndarë në dy sesione diskutimesh, ku në sesionin e parë panelistët trajtuan temën e “Zhvillimit dhe forcimit të Institucioneve kombëtare efektive, pluraliste dhe të pavarura për të drejtat e njeriut”, ndërsa në sesionin e dytë, temën: “Liria e medias dhe gjuha e urrejtjes në vijim të Rekomandimit të Këshillit të Evropës CM/Rec (2022)16 të Komitetit të Ministrave drejtuar shteteve anëtare për luftën kundër gjuhës së urrejtjes”

Kjo konferencë u realizua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, i cili mbështet proceset e përshtatura të reformave të dakorduara me autoritetet, në përputhje me rekomandimet përkatëse të organeve monitoruese dhe këshilluese të Këshillit të Evropës.

 

 

Tiranë 19 Dhjetor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail