Back Mbledhja Vjetore e Grupit Këshillimor të Programit ROMACTED

© Zura e Këshillit të Evropës në Tiranë

© Zura e Këshillit të Evropës në Tiranë

Mbledhja Vjetore e Grupit Këshillimor të Programit ROMACTED u mbajt në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë në nivelin qendror dhe ekipeve vendore të shtatë bashkive partnere. Qëllimi i mbledhjes ishte të diskutojë mbi avancimin e programit në Shqipëri dhe progresin e deritanishëm dhe të ofrojë rekomandime për zbatimin përgjatë vitit 2019.

U paraqit progresi i përgjithshëm i programit gjatë këtij viti të parë, duke u ndjekur prej praktikave aktuale të zbatuara në bashkitë Fier, Roskovec dhe Korçë. Pjesëmarrësit vlerësuan pozitivisht partneritetin ndërinstitucional në zbatimin e programit, pronësinë e veprimeve vendore dhe konsolidimin e grupeve komunitare të veprimit dhe grupeve institucionale të punës si struktura bazë në identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve afatgjata. U ofruan rekomandime mbi vijueshmërinë e sinergjive me politikat qendrore dhe nevojën e menjëhershme në hartimin e Planeve Vendore të Integrimit Rom në linjë me planet sociale vendore dhe promovimin e Romëve në këshillat vendorë gjatë zgjedhjeve të vitit 2019.

Programi ROMACTED synon të ndërtojë vullnet politik dhe angazhim të qëndrueshëm në nivel politikash të autoriteteve vendore, për të përmirësuar qeverisjen demokratike vendore dhe fuqizimin e komuniteteve Rome, dhe zbatohet në bashkitë Fier, Vlorë, Roskovec, Përmet, Elbasan, Pogradec dhe Korçë në Shqipëri.

 

 

tiranë 13 nëntor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page