Back Buxhetimi me përgjegjshmëri rome në nivelin vendor – një hap përpara

Buxhetimi me përgjegjshmëri rome në nivelin vendor – një hap përpara

Trajnimi 2-ditor mbi “Buxhetimin me Përgjegjshmëri Rome në Nivelin Vendor” u mbajt në Elbasan më 12-13 shkurt me pjesëmarrjen e koordinatorëve vendorë në bashkitë partnere, pikave fokale Rome, drejtuesve të planifikimit dhe buxhetimit dhe lehtësuesve të Programit ROMACTED.

Trajnimi synoi të prezantojë Udhëzuesin paraprak për Buxhetimin me Përgjegjshmëri Rome në Nivelin Vendor me përfaqësuesit e shtatë bashkive partnere të Programit ROMACTED në Shqipëri dhe të aftësojë zbatimin në praktikë në fushat e strehimit social, kujdesit social dhe arsimit parauniversitar sipas Planeve Vendore të Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2019-2022. Pjesëmarrësit fituan njohuri dhe aftësi në lidhje me mënyrën se si mund të zbatohet buxhetimi i përgjegjshëm për romët përgjatë ciklit buxhetor për të mbështetur autoritetet vendore në promovimin e mundësive të barabarta dhe qeverisjen e mirë vendore në Shqipëri.

Puna e zhvilluar mbi buxhetimin me përgjegjshmëri rome në nivelin vendor në Shqipëri vjen në vijim të publikimit “Udhëzuesi mbi Buxhetimin e Përgjegjshmëm Rom” mbështetur prej Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Ekipi për Integrimin Rom 2020 drejtuar autoriteve qendrore të qeverisjes.

 

 

 

 

Tiranë 14 shkurt 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page