Back Përfaqësuesit e institucioneve gjyqësore rikonfirmojnë angazhimin e tyre për të forcuar efikasitetin dhe cilësinë e Drejtësisë në Shqipëri

Përfaqësuesit e institucioneve gjyqësore rikonfirmojnë angazhimin e tyre për të forcuar efikasitetin dhe cilësinë e Drejtësisë në Shqipëri

Më 23 shtator, anëtarët e Komitetit Drejtues të projektit të përbashkët Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Shqipëri - SEJ III" diskutuan mbi ecurinë e aktiviteteve për semestrin e fundit dhe planet në vazhdim. Përfaqësuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë theksuan nevojën për forcimin e administratës dhe kapaciteteve gjyqësore në adresimin e sfidave të reformës në drejtësi.

Anëtarët e Komitetit Drejtues morën parasysh rezultatet e arritura dhe vunë theksin në komentet e tyre mbi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes me masa konkrete dhe mjete unike të Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) në fushat prioritare siç është harta e re gjyqësore, metodologjia e unifikuar për mbledhjen e statistikave gjyqësore, mbështetja për trajnimin e vazhdueshëm të Shkollës së Magjistraturës dhe u pajtuan për veprimet e rëndësishme të propozuara dhe modalitetet e zbatimit të lidhura me to.

Përveç kësaj, ata mbështetën qasjet inovative dhe zgjidhjet e IT-së në zbatim nga Aksioni veçanërisht në krijimin e sistemit të kënaqësisë së përdoruesve të gjykatës, pilotimin e platformës së njoftimeve online në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe krijimin e një platforme të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore për stafin jo-gjyqësor në gjykatat shqiptare.

Projekti mbi "Përforcimin e Efikasitetit dhe Cilësisë së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri – SEJ III", është pjesë e programit "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", një nismë bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës i cili synon t'iu mundësojë përfituesve zbatimin e axhendave të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë në përputhje me standardet evropiane.

 

 

 

Tiranë 24 shtator 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page